E shtunë, 30 Maj, 2026
Politikë

Akuzat për blerjen e votës nga PD-ja/ Tabaku: “120 milionë euro janë përdorur nga buxheti i shtetit vetëm 4 muajt e parë të vitit”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Vazhdon me akuzat për blerjen e votës me paratë e buxhetit të shtetit, kampi i djathtë në Shqipëri.

Kësaj here, pas akuzave të vazhdueshme të Gazmend Bardhit, Grida Dumës, Belind Këlliçit, Enkelejt Alibeajt, nga foltorja e selisë blu, është Jorida Tabaku ajo që thotë se “vetëm katër muajt e parë të vitit, përmes pagesave për tërmetin, janë përdorur mbi 120 milion euro” për blerjen e votës.

Në statusin e saj në fejsbuk, Tabaku akuzon pikërisht treshen Rama-Doshi-Rakipi, e cila, ashtu siç kanë pretenduar në deklaratat e tyre edhe të tjerë zëra të PD-së, përmes presioneve të grupeve kriminale, ka blerë vota, duke përdorur buxhetin e shtetit.

Bashkitë që Tabaku pretendon se është kryer ky akt, janë ato të Tiranës, Vorës, Shijakut, Durrësit dhe Kamzës, ku gjatë fushatës elektorale thekson Tabaku, ka pasur një rritje 500% të pagesave.

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin, shkruan Tabaku në fejsbukun e saj. Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit. Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve. Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht. Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top