E martë, 26 Maj, 2026
Kronikë

Aksident me ambulancën në rrugën e Rinasit, ndahet nga jeta pacientja që ndodhej brenda saj

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatën e djeshme rreth orës 23.50, në atë që njihet si “Rruga e Rinasit”, ku një makinë është përplasur me ambulancën e spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën edhe pacientja A.B 42 vjece që ndodhej në makinë.

Sipas informacioneve të ofruara nga Policia e Tiranës,  si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë, edhe shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, që gjendeshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ambulanca e spitalit të Krujës po vinte drejt Tiranës, dhe shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i saj.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top