• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E enjte, 9 Prill, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

    Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

    Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

    Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

    Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

    Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

    Noelia Castillo, rasti i eutanazisë që i hap udhë një debati të madh

    Noelia Castillo, rasti i eutanazisë që i hap udhë një debati të madh

    Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

    Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme

Debati për ardhjen e afganëve në Shqipëri, Rama: “I kërkova vetë. Shqipëria, shtëpia që nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që i trokasin për mbrojtje”

nga MetropolPost
15 Gusht, 2021
në Lajme, Politikë, Vendi
Debati për ardhjen e afganëve në Shqipëri, Rama: “I kërkova vetë.  Shqipëria, shtëpia që nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve  që i trokasin për mbrojtje”
4
SHPERNDARJE
149
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Kreu i qeverisë Rama, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në fejsbuk, një shënim të gjatë, ku sqaron vërtetësinë e lajmit të ardhjes së afganëve në Shqipëri, si dhe marrëveshjes së bërë me Shtetet e Bashkuara për këtë gjë.

Në shënimin e tij, Rama sqaron se ka qenë pikërisht ai që e ka kërkuar ardhjen e tyre gjatë samitit të Natos, dhe se ata nuk janë gjë tjetër, veçse bashkëpunëtorë të Amerikës ekspozuar si mbështetës së saj gjatë luftës, që me ardhjen e talebanëve në pushtet rrezikojnë vdekjen.

Rama pohon gjithashtu se qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara, dhe  se përgjigja e tij ka qenë po, arsye për të cilën, pa ardhur ende kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane, qeveria shqiptare ka mikpritur dy kërkesa prej dy institucioneve shoqërore përtej oqeanit, “për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, që janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit”, pohon Rama.

Shënimi i plotë i Ramës

HEBRENJTË, AFGANËT, SHQIPËRIA

Nuk e ka shqiptaria një histori më të lavdishme për botën, se sa marrja në mbrojtje e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush s’ua kërkoi gjyshërve tanë ta rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, siç pakkush bëri në Europën e përpirë nga flama naziste. Ata e bënë. Pa dallim krahine e feje. Disa syresh e paguan me jetën e tyre, po asnjë hebre për be nuk e dorëzuan tek nazistët. Falë nderit të tyre shqiptar, Shqipëria u bë vendi i vetëm i Europës që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë se sa para nisjes së saj.

Përpara disa vitesh, ne strehuam në Shqipëri mbi dymijë njerëz që përndiqen nga regjimi i ajatollahëve të Iranit. U shpëtuam jetën, duke i tërhequr nga i quajturi, Camp Liberty, në Irak, ku sulmoheshin prej shërbimit sekret iranian e thereshin të gjallë. Dhe e vërteta, ndryshe nga ç’jashtënxorri çisterna e mexhelisit të korruptuar mediatik të Tiranës, është se askush nuk na e vuri litarin në fyt, përkundrazi.

Qeveria e mëparshme kishte marrë mbi njëqind syresh prej tyre, me kërkesë të qeverisë amerikane dhe nder i kishte bërë vetes e këtij vendi. Më pas ne morëm afro treqind të tjerë. Mirëpo përtej moralit në vetvete të kësaj fabule njerëzore, ca shqipo mendjefikur e harrojnë se ne jemi kahera aleatë të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm kur na duhen për hallet tona, siç na u deshën bombat e tyre për t’u mbrojtur nga spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviçit; siç na u desh zëri i tyre i superfuqishëm për ta hapur rrugën e pavarësisë së Kosovës apo për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO; siç na duhet gjithnjë mbështetja e tyre për të forcuar pozitat tona kombëtare e shtetërore, po edhe kur ne u duhemi atyre ndonjëherë, jo për t’i shpëtuar ata siç ata na kanë shpëtuar ne në kthesa historike, por për t’u gjendur në krah të tyre kur edhe ata, ja që ndodh, kanë nevojë për diçka të vogël prej nesh.

Por ata qindra iranianë të ardhur me kërkesë të aleatëve amerikanë, u bënë mbi dymijë jo me insistimin amerikan, po me kërkesën tonë drejtuar miqve tanë të mëdhenj! Po po, e lexuat tamam, pjesën e madhe të iranianëve në rrezik për jetën të mbetur në mëshirë të fatit e kërkuam ne, pas një masakre të llahtarshme atje në Camp Liberty, ku u vranë me dhjetra, mes të cilëve plot gra e fëmijë.

Dhe për ta mbyllur këtë pjesë, pyetja ime është: Çfarë problemi u kanë krijuar sharësve e mallkuesve pa din e as iman të rrjeteve sociale, ata njerëz të shkretë, që rrinë mbyllur dhe jetojnë me hallin e tyre e me paratë e tyre, në zonën e banuar të ndërtuar po me fondet e tyre diku në periferi të Tiranës?

Zero probleme.

Tani le të vijmë tek lajmi i parmbrëmshëm se Amerika kërkon të sjellë përkohësisht në Shqipëri e në Kosovë, afganë të shkretë që vetëm pse u rreshtuan me NATO-n e ndihmuan ushtarët tanë në misionin e tyre paqeruajtës, rrezikojnë të theren si kafshë nga talebanët. Menjëherë pas daljes së lajmit, qysh dje në mëngjes, ka nisur të hidhet përpjetë llumi njerëzor i rrjeteve sociale, me sharjet e mallkimet e shqipes së vet bazike me 100 fjalë – edhe ato të shkruara për ibret – me të cilat mbron me zjarrin e padijes detin nga greku, dheun nga serbi, ajrin nga armiku imagjinar i radhës, duke shpërfaqur krejt egërsinë e injorancës, në emër të një kinse patriotizmi mu si ai i talebanëve, të cilët tjetrin, të ndryshmin e këdo mendon si ai, e konsiderojnë një armik që duhet asgjësuar, sakatuar e poshtëruar, vetëm pse as nuk është i verbër si ata, as nuk friket nga helmi i kafshimit të tyre.

Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht. Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin.

Thashë në samit se pas tërheqjes së ushtrive të saj, bashkësia e qytetërimit demokratik të NATO-s nuk mund t’i lerë në mëshirën e barbarëve triumfatorë, njerëzit e ekspozuar si mbështetës të afërt të misioneve paqeruajtëse atje. Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës, të cilën të gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajnë mes tyre. Kjo është bindja ime, jo vetëm si njeri i një populli që ka shpëtuar hebrenjtë nga nazistët e shekullit të XX, po edhe si kryeministër i një vendi që i njeh mirë të dyja anët e medaljes, qoftë kur të lënë vetëm në duart e një regjimi xhelatësh në atdheun tënd, qoftë kur kërkon një jetë të re si i huaj në vendet e të tjerëve.

Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje. Ne nuk jemi të pasur, por s’jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t’u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj. Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

Kujt nuk është dakord me gjithë sa thashë për këtë lajm, i them me keqardhje se kjo nuk e ndryshon qëndrimin tim e të shumicës qeverisëse në emër të Shqipërisë. Shqipëria nuk është e salltanetit të atyre që hidhen për të në flakën e ndezur nga egërsia dhe padija e kinse patriotizmit, por është e amanetit shekullor të mikpritjes së të panjohurve në rrezik

Tags: afgane ne TiraneEdi Ramakonflikti ne AfganistanShqiperia tranzitShtetet e Bashkuara e Amerikes
Shkrimi Paraardhës

Konflikti afgan/ Mbetet vetëm Kabuli. Talebanët marrin nën kontroll të gjitha qytetet kryesore

Shkrimi Pasardhës

Basha reagon për ardhjen e afganëve: “Shqipëria ka të drejta dhe detyrime. Shpopullimi nuk vjen nga zgjidhjet strategjike të NATO-s, por nga keqqeverisja e pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm”

Shkrime të Tjera

Fundjava unikale e lidershipit të Partisë Socialiste/ Nga Irena Beqiraj
Analiza

Fundjava unikale e lidershipit të Partisë Socialiste/ Nga Irena Beqiraj

3 Nëntor, 2025
Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”
Lajme

Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

1 Gusht, 2025
Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”
Lajme

Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

1 Gusht, 2025
Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”
Lajme

Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

1 Gusht, 2025
RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”
Lajme

RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

1 Gusht, 2025
“Një kriminel ka hedhur betonin e dynjasë për “fshatin e tij turistik”/ Rama    premton kthimin e Thethit turistik në gjendjen e mëparëshme
Politikë

“Një kriminel ka hedhur betonin e dynjasë për “fshatin e tij turistik”/ Rama premton kthimin e Thethit turistik në gjendjen e mëparëshme

7 Korrik, 2025
Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!
Politikë

Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

2 Korrik, 2025
Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”
Politikë

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”
Debati

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”

23 Prill, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

    Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Një roman nga hebraishtja. Përkthyesi Alban Reli sjell në shqip “Djali me biçikletë”

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    81 shpërndarje
    Share 32 Tweet 20
  • Parashikimi i motit për javën

    18 shpërndarje
    Share 7 Tweet 5
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    42 shpërndarje
    Share 17 Tweet 11

Lajmet e fundit

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

7 Prill, 2026
Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

7 Prill, 2026
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

7 Prill, 2026
Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

7 Prill, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In