Në konferencën e dhënë përpara gazetarëve ditën e sotme, Sali Berisha, i vendosur sërish në qendër të vëmendjes së medieve dhe jo vetëm, ka bërë me dije për të gjithë se nuk do të heqe dorë nga të qenët deputet në Parlamentin që do të mblidhet në shtator. Ai theksoi se në Parlament do të hyjë siç e kanë votuar shqiptarët, në mënyrë që të PD-ja të mos pranojë diktatin, sepse është pikërisht diktati ai që të shpie tek bari dhe tek fyerjet që bëhen me të.
Në Parlament do futem siç më kanë votuar shqiptarët, tha Berisha. Çdo vendim, i cili në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë do t’i kundërvihem me një alenacë me çdo demokrat dhe çdo shqiptar në betejë përfundimtare kundër këtij regjimi. Këtë do ta bëj edhe në kuadër të PD-së. Ajo çka unë them, mbrojtja e të vërtetës, dhe unë kërkoj nga PD-ja, të mos angazhohet në këtë betejë. Jo. PD dhe cilido tjetër ka një detyrë, të kërkojë akte, prova, dokumenta, A, ka dhe një detyrë tjetër, në mungesë të tyre, të mos pranojë diktatin. Se diktati të shpie tek bari, tek fyerjet që bëhen me barin. Nuk po mbroj veten time unë. Unë po mbroj disa parime që janë jetike për çdo qytetar të lirë, për dinjitetin e çdo qytetari shqiptar ç’është e vërteta.
Ndërkaq Berisha nuk ngurroi të përfshinte në valën e akuzave edhe Delina Ficon, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke u shprehur se ambasadorja amerikane, qe treguar tejet e ndjeshme edhe ndaj akuzave të tij për marrëveshjen e Ficos me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami.
Këtu Kushtetuta shkelet tërë kohën, tha Berisha, siç është shkel, në rastin që me sa duket e ka prekur shumë ambasadoren, kur unë kritikova publikisht marrëveshjen e Delina Ficos me Llagamin, një marrëveshje që shkel çdo ligj dhe Kushtetutë të këtij vendi, marrëveshje e cila bën autsorsin, jep dhe koncension dosjet gjyqësore, të cilat përbëjnë sekret. Ka krijuar Delina, të them, një skuotë të tërë militantësh socialistë, dhe tani ata do marrin në dorë 30-40 mijë dosje të Gjykatës së Lartë, njerëz pa asnjë eksperiencë, njërëz pa asnjë lloj prove që mund të heqin e të vënë çdo lloj dokumenti në ato dosje, që mund t’i shesin e t’i blejnë ato dosje sa herë të duan, që u jepen dosjet pa aspnjë të drejtë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, sepse këtu duhet që Delina Fico, ish presidentja e fondacionit të Shoqërisë së Hapur, ish bashkëshorjtja e Edi dhe bashkëshorja e ministrit të Brendshëm, të ndajë para me Llagamin, ose të krijojë një çorbë të tillë që nuk ekziston në asnjë çorbë të planetit. I them se zëri im do trefishohet në mbrojtje të shqiptarëve, ka thënë mes të tjerave Berisha në konferencë.