• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E enjte, 3 Korrik, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

    Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

    Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

    Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

    “Nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri”/ Rama emëron Ina Majkon zv/ministre të Shëndetësisë

    “Nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri”/ Rama emëron Ina Majkon zv/ministre të Shëndetësisë

    Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/  Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

    Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/ Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Intervista

DevPOS, një softwer për fiskalizimin, lehtësisht i përdorshëm. Drejtuesi i Dev.al, Igli Gjelishti, shpjegon funksionet

nga MetropolPost
8 Shtator, 2021
në Intervista
DevPOS,  një softwer për fiskalizimin,  lehtësisht i përdorshëm. Drejtuesi i  Dev.al, Igli Gjelishti, shpjegon funksionet
91
SHPERNDARJE
3k
SHIKIME

Procesi i fiskalizimit ka qenë për të tërë anëtarët e biznesit një proces jo pak i lehtë, dhe kjo  jo vetëm për mënyrën e përshtatjes me sistemin e ri nga faturimi më kasë në faturimin onlajn, por edhe për vetë softuerët apo aplikacionet që nevojiten për të bërë lidhjen e biznesit me tatimet, në mënyrë që të dhënat që hedhin të parët, të shkojnë qartësisht, pa vonesa, tek të dytët.

Është fakt tashmë, që  një një pjesë e mirë e bizneseve kanë pasur problematika në këtë drejtim, gjë që ka ndikuar jo pak në kaosin që po ndodh me procesin e fiskalizimit.

Nisur nga eksperienca vetiake me sistemin DevPOS sa i takon fiskalizimit, e po ashtu  për t’u ardhur në ndihmë të tërë të interesuarëve, MetropolPost.al, zhvilloi një intervistë me drejtuesin e Dev.al, z. Igli Gjelishti, i cili pati mirësinë të shpjegonte për ne, se çfarë është sistemi devPOS, si përdoret ai, a është lehtësisht i përdorshëm nga të gjitha bizneset, dhe çfarë tarifash ka.

MetropolPost: Z. Igli, urime për devPOS, nga eksperienca  personale, një program lehtësisht i përdorshëm e tejet komod. Së pari një pyetje rutinë, si ju lindi ideja e devPOS?

z. Igli Gjelishti, drejtues i Dev.al: Ideja e devPOS nisi kur kuptuam që ligji i ri ndryshonte mënyrën e fiskalizimit duke mundësuar përdorimin e zgjidhjeve softuerëve. E themi shpesh që ne nuk mësuam të bëjmë softuerë sepse ndryshoi ligji i fiskalizimit, por iu afruam fiskalizimit, sepse ligji pranoi zgjidhjet softuerë. Në këtë aspekt, ideja për t’u afruar në këtë treg që deri dje ishte i mbyllur për vetëm 4 operatorë, dhe tani po hapej drejt fushës sonë të ekspertizës, ishte e natyrshme. Megjithatë, kur e nisëm, nuk e dinim se ç’produkt kompleks do të na duhej të ndërtonim, e sot jemi shumë të kenaqur që kemi nxjerrë në treg një zgjidhje që pavarësisht konkurrencës së ashpër me mbi 30 ofrues, devPOS, është i klasifikuar në mënyrë solide ndër 5 zgjidhjet më të preferuara.

MetropolPost: Si funskionon devPOS?

z. Igli Gjelishti, drejtues i Dev.al: Për të lehtësuar sa më shumë këtë proces, ne kemi marre disa masa, që deri tani, pavarësisht fluksit të jashtëzakonshëm, na kanë ndihmuar që, për klientët bashkëpunues, ta mbyllim të gjithë procesin brenda një dite pune. Me kliente bashkëpunues, nënkuptoj klientët që na vendosin në dispozicion të gjithë materialin e nevojshëm për çeljen e llogarisë, që nga çertifikata elektronike, tek kodet e njësive të aktivitetit të subjektit dhe kodet e operatorëve.

Pas çeljes së llogarisë, hapi i radhës është trajnimi i përdoruësve. Për këtë, kemi marrë masa që të vendosim sa më shumë informacion në dispozicion tyre, si fjala bie një manual përdorimi me 50 faqe që mbulon çdo funksion të sistemit, video-tutoriale për të gjitha proceset kyçe, e po ashtu edhe trajnime individuale, online ose prane zyrave tona. Megjithatë, jemi munduar që sistemin ta bejme sa më të kuptueshëm, dhe kemi vene re deri tani që, më shume se 95% e klientëve, nuk kanë nevojë për trajnim të veçantë.

MetropolPost: DevPOS kërkon me se s’bën një kompjuter për t’u përdorur?

z. Igli Gjelishti, drejtues i Dev.al: Për të qenë sa më të aksesueshëm nga të gjithë, ne jemi munduar që ta ofrojme devPOS-in në sa më shumë mënyra.

Alternativa e parë dhe e më e preferueshmja, është përdorimi nga kompiuteri. Për çdo subjekt që ka një kompjuter të lidhur me internetin, nevojitet vetëm një printer termik, me çmime që fillojnë nga 8,500 lekë, dhe kostoja e abonimit, që, per një pikë shitjeje, për devPOS, kushton nga 368 lekë në muaj deri në 1,458 lekë në muaj.

Diferencimi bëhet në bazë të xhiros vjetore të subjektit. E kemi menduar këtë diferencim, që të mos paguajë njësoj një dyqan i vogël dhe një butik në një qendër tregetare. Megjithatë, bëjmë diferencim për biznese që klasifikohen të mëdhenj, por presin 1 apo 2 fatura në muaj, duke i ofruar një paketë të dedikuar, me çmim 500 lekë në muaj.

Alternativa e dytë, që po rezulton shumë e kërkuar, është aplikacioni ynë mobile, një zgjidhje optimale për bizneset e vogla dhe ato ambulante. Aplikacioni ynë mund të instalohet në çdo telefon apo tablet me sistem operativ Android, me parametra minimale, që mund të gjendet ne treg për më pak se 12,000 leke. Në këtë rast nevojitet një printer me lidhje bluetooth, që gjenden në treg duke nisur nga 5,000 lekë. Pajisja mund të punoje me ëifi ose me karte SIM 3G/4G. Për ata që nuk posedojnë asnjërën prej ketyre, ne ofrojme karta SIM me lidhje 3G/4G të dedikuar me infrastrukturën tonë, për një kosto minimale prej 125 lekësh në muaj apo 1,5000 lekesh ne vit.

Së fundmi, ne ofrojmë edhe një pajisje smart, me printer të integruar dhe me aplikacionin tonë mobile te instaluar, e cila kushton 26,745 leke, me internet të përfshirë për vitin e parë dhe me kosto 1,500 lekë në vit për vitet pasardhëse, dhe që ofron të gjitha funksionet e fiskalizimit.

Pra, ndryshe nga kasat fiskale, që kushtojnë minimalisht 270 euro dhe fiskalizojnë vetëm faturat me para në dorë, kjo pajisje është smart, me sistem operativ Android, me nje aplikacion me ndërfaqe përdoruesi shumë të avancuar, dhe kryen funksionet e plota të fiskalizimit (fatura me dhe pa para në dorë) si edhe funksione të ndryshme menaxhimi (inventar, magazina, klientë, furnitorë, etj). Kostoja e vetme shtesë për këtë pajisje, është kostoja e abonimit që përmendëm më sipër (e cila fillon nga vetëm 368 leke ne muaj ose 4,415 leke ne vit).

Një tjetër avantazh i madh në lidhje me kostot, kanë bizneset me shume pika shitjeje.  

Ndryshe nga kasat fiskale, apo sisteme që trajtojnë çdo pikë shitjeje me kosto të plotë, ne kemi vendosur që, për pikat sekondare të shitjes, të aplikojmë gjysmën e çmimit të pikës kryesore.

Po ashtu, për të ofruar një eksperiencë sa më të mirë për klientët tanë, devPOS vjen ne disa variante: një variant standard, një variant për bare dhe restorante, një variant për këmbimin valutor dhe një version për farmacitë.

Një tjetër avantazh i devPOS, është mundesia për të integruar funksionet e fiskalizimit me sisteme të treta. Kështu, ne kemi klientë disa nga bizneset më të mëdha në Shqipëri, që kanë integruar me sukses të plotë sistemin tonë me sistemet e tyre, duke bërë fiskalizimin sipas standarteve të reja, por duke mos ndryshuar asgjë në mënyrën e tyre të deritanishme të punës.

MetropolPost: Sa sfidë qe krijimi i këtij sistemi? Ekonomi+informatikë…

Çdo sistem ka sfidat e veta në ndërtimin e tij. Sfida më e rëndësishme nuk është asnjeherë programimi i një sistemi, por analiza e kërkesave dhe identifikimi i zgjidhjes optimale. Në rastin konkret, bëhet fjalë për një ligj shumë të komplikuar, në një fushë ku ne nuk kishim ekspertizë, ndaj na është dashur që vetë në radhë të parë të analizojmë ligjin në detaje, e së bashku me konsulentë financiarë dhe përdorues të ardhshëm, të identifikojme zgjidhjen që duhej të ofronim.

Ka qenë një proces i gjatë, i favorizuar edhe nga shtyrjet e disaherëshme të procesit, që na kanë dhënë më shumë kohë për të bërë një produkt të mirë. Sot jemi shumë të lumtur, që gati 2,000 biznese e përdorin zgjedhjen tonë, e numri vijon të shtohet ditë pas dite dhe përshtypjet janë shumë pozitive. Synimi ynë në këtë fazë, është që të përballojmë rritjen e bazës së klientëve, si në aspektin e performancës së sistemit, e cila nuk është prekur si kur kishim 20 klientë, edhe sot që po shkojmë në 2,000, dhe  mbi të gjitha të ruajmë cilësinë e suportit për klientët tanë.

Sistemi është në zhvillim konstant. Nuk ka pasur një ditë të vetme në 2-3 muajt e fundit që ne të mos kemi bërë rregullime apo përmirësime, dhe fakti që sistemi ynë është kryesisht web-based, pra që hapet nga nje browser interneti, na i ka lehtësuar shumë këtë proces, pasi klienti fundor i merr përditësimet në mënyrë automatike, dhe ne nuk na duhet të ndërhyjmë një nga një tek çdo klient, siç do  të na duhej të bënim, nëse do kishim një zgjidhje që kërkon riinstalim për çdo ndryshim. Ne kemi një plan të qartë për zhvillimin e sistemit në 18 muajt e ardhshëm, gjithmonë në kuadër të ofrimit të një zgjidhjeje sa më të plotë për klientët tanë.

MetropolPost.al: Ç’lehtësira të tjera mund të gjejmë tek Dev.al?

Dev.al deri së fundmi ka qënë pothuajse ekskluzivisht një kompani shërbimesh. Ne jemi angazhuar prej 7 vitesh në shumë projekte të suksesshme, ku mbi të gjitha përmendim portalin e-Albania, por së fundmi po orientohemi edhe drejt ofrimit të produkteve tona, që ofrohen sipas modelit SaaS, pra Softuere as a Service, që nënkupton se klientët mund të abonohen për të përdorur sistemet tona, që ofrohen përherë si zgjidhje të hostuara në Cloud.

Veç devPOS,  që është produkti për të cilin folëm, ne sapo kemi nxjerrë në treg variantin e parë të devPMS, një softuere i dedikuar për menaxhimin e plotë të strukturave akomoduese, dhe prej disa vitesh kemi në treg devRENTALS, një sistem për menaxhimin e kompanive të makinave me qera, devHR, një sistem për menaxhimin e burimeve njerezore dhe devCMS, produkti ynë i parë, një plaftormë për menaxhimin e websiteve,  i përdorur nga disa prej portaleve me të suksesshme në Shqipëri.

Sidoqoftë, tani që numri i klienteve tanë ka shkuar nga disa dhjetëra, në disa mijëra për vetëm 6 muaj, mund të themi me bindje që edhe gama e produkteve tona, do të vijë duke u shtuar.

Tags: biznesi i madhbiznesi i vogeldev.aldevPosfiskalizimiIgli GjelishtiintervistaMetropolPostprocesi i fiskalizimitsistem operimisoftwerTatimet
Shkrimi Paraardhës

Fiskalizimi/ Ibrahimaj: Gjobat për mosfiskalizimin nisin në janar të 2022-it. Tatimet qasje sensibilizuese ndaj biznesit

Shkrimi Pasardhës

Astrologia Meri Gjini rrëfen yjet e korrikut. “Tolerancë, tolerancë, tolerancë…”

Shkrime të Tjera

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”
Politikë

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani
Lajme

Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

6 Maj, 2025
Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane,  e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut
Studimi

Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane, e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut

29 Prill, 2025
Yjet e javës nga Meri Gjini
Horoskopi

Yjet e javës nga Meri Gjini

28 Prill, 2025
Von der Leyen: “Pezullimi i tarifave hap i rëndësishëm”
Bota

Von der Leyen: “Pezullimi i tarifave hap i rëndësishëm”

10 Prill, 2025
Prilli me ndryshime super të rëndësishme: Ja ç’sjell Neptuni tek Dashi,  për 14 vitet në vijim
Horoskopi

Prilli me ndryshime super të rëndësishme: Ja ç’sjell Neptuni tek Dashi, për 14 vitet në vijim

8 Prill, 2025
Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina
Stil Jete

Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina

8 Prill, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

28 Mars, 2025
Amsterdam, sulm me thikë në sheshin Dam: pesë të plagosur
Bota

Amsterdam, sulm me thikë në sheshin Dam: pesë të plagosur

27 Mars, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • “Nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri”/ Rama emëron Ina Majkon zv/ministre të Shëndetësisë

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

3 Korrik, 2025
Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

3 Korrik, 2025
HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

2 Korrik, 2025
Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

2 Korrik, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In