Java në vijim, është një javë e ngarkuar, me vendosje të forta, dhe e vetmja gjë që duhet të bëjmë, është të jemi të saktë e të maturuar dhe ta mendojmë mirë çfarëdolloj veprimi përpara se ta bëjmë, jo dhe aq për arsye të negativitetit, se sa për të kontrolluar entuziazimin apo dëshirën për t’i përfunduar gjërat sa më shpejt. Kjo, për shkak se kemi një hyrje që nxit entuziazmin dhe pozitivitetin, të Diellit me Neptunin, por nga ana tjetër na shtyn edhe drejt zgjidhjeve apo zgjedhjeve të lehta e të gabuara, e po ashtu, dëshira e mirë, na bën edhe të besojmë gjërat që ndoshta nuk duhet t’i besojmë, apo të biem në ujdira që ndoshta nuk duhet t’i bëjmë. Pra nevojitet të jemi të kujdesshëm, ose të nxisim sa më shumë pjesën e zërit të brendshëm apo inteligjencës personale, për të gjykuar përpara se të biem në ujdira
Java nis me Hënën në hyrje të drejtëpërdrejtë tek Luanët, çka bën që, instinktivisht, entuziazmi dhe pjesa e dëshirës për të vrapuar tek shenjat e Zjarrit dhe tek ato të Ajrit, të jetë shumë më e theksuar, edhe sa u takon ekzagjerimeve, por është pozitive e nxitëse.
Nga ana tjetër kemi një hyrje tjetër të rëndësishme, shumë në fakt, e cila do të përcaktojë lëvizjet në afatgjatë, siç është në këto momente që flasim, në gradë të barabarta, disforike, e vështirë si hyrje, ajo e Uranit me Saturnin, çka do të thotë, se janë të dy gjigandë të qiellit, ku njëri lidhet me pjesën e ligjit, shtetit, strukturave, qendrueshmërisë, pra ku nuk ka vend për anashkalime të ligjit apo të bëjmë sikur s’e kuptojmë apo s’e lexojmë, sepse në këtë javë fillon të jetë prioritet për të gjithë ne.
Ndërkaq Urani gjendet në gradë të barabarta me Saturnin, çka do të thotë se ndihet nevoja për të ndryshuar, vrapuar, revolucianarizuar pjesët e brendshme të gjithësecilit, por edhe për të drejtuar gishtin jashtë vetes, dhe, zakonisht, këto lloj hyrjesh ndikojnë në drejtimin e gishtit sipër, jo tek vetja e familjarët.
Nis një periudhë, e cila nuk i takon vetëm stinës së verës, se nuk i përket vetëm vendit tonë, por grupimeve më të mëdha, dhe ne nuk është se jemi grupim i madh, ku do shohim rivalitete të forta, që nga shtetet e fuqishme me njëri-tjetrin, po ashtu edhe tek ato të voglat, pra ka rivalitete politike, ka rivalitete të forta sa i takon strukturimit të politikave, por gjithashtu do dëgjohet shumë edhe pjesa e masës edhe e grupimit, pra do dëgjohen nëpër botë grupime, që do të reagojnë fort ndaj politikave të vendit të tyre, çka nënkupton që do të jetë një verë e zhurmshme, edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve do kërkojë të jetojë verën dhe pjesën e asaj që i ka munguar në 2020-n, një vit goxha i ngurtë. Kjo sa u takn hyrjeve të mëdha, për të cilat do flasim edhe në datat 27 dhe 29, kur përforcohet apo plotësohet katërkëndëshi i hyrjeve në fjalë.
Vijojmë me shenjat
DASHI: Kanë tendencën për të rënë në ujdira, edhe pse do t’u duhet të mbajnë një shportë të vogël. Ditët e mira të Dashit për të rënë në ujdi dhe për të diskutuar e qartësuar gjërat e veta, janë në fakt e mërkura dhe e enjtja. Çfarëdolloj gjëje të rëndësishme, që ka të bëjë me punëm dhe me gjërat praktike të rëndësishme, do të duhet të vendoset në axhendë të mërkurën dhe të enjten. Marsi tek Luanët i ndihmon shumë. E para u nxit iniciativën që u ka munguar prej kohësh, të paktën për 2019 -2020-n, edhe pse ka nisur shumë më herët, ndërkohë që unë kam folur në fillim të vitit, që ky trevjeçar që vjen, do jetë komplet ndryshe nga trevjeçari i fundit, e ndoshta edhe më shumë, sepse po të llogarisësh që kanë pasur edhe Uranin 7 vjet rresht, i bie që për 10 vite me radhë, Dashi, që ka qenë një shenjë përpara 10 vitesh me iniciativa të mëdha, me gjëra të mëdha, me biznese të mëdha, me plane të mëdha, duket sikur…pjesën e parë e kishte sikur qëndronte në një rërë të lëvizshme, ku ndërtoi dinasti, por dinasti që erdhi dallga e parë dhe ua rrëzoi e ua bëri të paqendrueshme. Ndërsa trevjeçari i fundit, shpërbleu ata që ishin treguar të maturuar apo që nuk qenë nxituar në investime, gjithësesi, të ngurtë, nisur nga ajo ç’kërkon Dashi, pra të jetë në vend të parë, të jetë i suksesshëm dhe të jetë profesionalisht i arrirë. Kjo periudhë shënon trevjeçarin në të kundërt pra. Marsi tek Luanët është shumë favorizues për ta, madje shumë herë më pozitiv se sa Marsi tek Dashi, që ishte për 6 muaj vjet, nga fundi i qershorit, deri në fund të vitit. Pra, çfarë ka të rëndësishme Dashi, të mërkurën dhe të enjten.
DEMAT: Urani është tek ata. Nga njëra anë ndjejnë nevojën për të ndryshuar, nga ana tjetër guximin për ta bërë e kanë shumë të pakët, çka do të thotë që do t’u duhet të gjejnë një rrugë të mesme, mes domosdoshmërisë së kohës dhe momentit, për të bërë ndryshimet e vogla, por të mëdha, në varësi të pritshmërive dhe ambicieve të secilit, natyrisht me maturinë maksimale. Saturni është: respektoj kohën, respektoj sistemin, respektoj normat, respektoj rregullat, respektoj ligjin. Dita më me fat për ta, e enjtja, ku do të ketë edhe surpriza të vogla e të bukura.
BINJAKËT: Varen shumë nga mënyura si do të sillen. Nëse sillen siç duhet dhe të maturuar, java do të rezultojë shumë produktive, në lidhje me gjërat e rëndësishme të statusit të tyre.
GAFORRJA: Me njerëzit që kanë përballë, në të gjitha ambientet e punës, apo kudo që gjenden, duhen të jenë të kujdesshëm, duke qenë se kanë Venusin me vete, një Venus që, paravësisht tendencës pozitive, mund të ndeshet me energji jo kaq fort pozitive, gjë që mund t’i bëjë nervozë, por që do t’u duhet ta kontrollojnë, sepse u prish punë, sidomos në ambientin e punës. Dita e enjte shumë e mirë, për çështje të rëndësishme për ta.
LUANI: Vijmë tek Luanët, kanë Marsin dhe Hënën me vete. Ndoshta nuk mungon grindja apo dramatizimi i situatës, por brenda vetes janë tërë buzëqeshje e energji, sa i përket mënyrës se si ndihen dhe se sa e rëndësishme do të rezultojë kjo periudhë të paktën deri nga fundi i korrikut, kur u shkon edhe Dielli. Dielli në hyrje të drejtëpërdrejtë me Neptunin, i nxit për idera platonike, që nuk kanë shumë lidhje me realitetin, por gjithësesi, në këtë periudhë ëndrra u shkon, mjafton të mos analizojnë raportet njerëzore.
VIRGJËRESHA: Duhet të vijojnë të kenë kujdes mënyrën e të ushqyerit apo të fizikut në përgjithësi, gjatë kësaj jave, deri të mërkurën në mëngjes, kur kjo situatë nis e sfumohet, pra dhe pak kujdes me fizikun tuaj. Ndërkohë, çfarë kanë diskutime për të bërë, çfarë kanë sqarime, çfarë kanë të bëjnë më fjalën, është më mirë që t’i vendosin prioritet nga e mërkura. Le të ketë vonesa, do t’u duhet ta marrin shtruar.
PESHORJA: Shokët dhe miqtë do t’i mbështesin, duke u dhënë mundësinë që të kthejllohen dhe të ndihmohen në çështje të rëndësishme që i përkasin profesionit. Nëse gjenden në vështirësi, do të ishte mirë ta diskutonin me njerëzit që i kanë shumë afër shpirtit të tyre, përpara se sa ata të vendosin. Javë dhe periudhë e rëndësishme e karrierës së tyre.
AKREPAT: Me çështje që i përkasin familjes, por një kohësisht edhe profesionale. Janë të shumta detyrimet në mendjen e tyre, por këmbët i kanë të zgjidhura, në kuptimin që mund të vrapojnë, mund të fluturojnë, dhe pavarësisht peshës së mendimeve, nuk do të kenë ngarkesa në fizik, kështu që, normalisht, të bëjnë ç’është e mundur, me një axhendë të qartë, por me një shportë të vogël.
SHIGJETARI: Mes detyrimeve dhe dëshirave personale apo mes partnerëve, familjes e fëmijëve, janë dilemat e fillimjavës për ta. E mërkura dhe e enjtja do rezultojnë shumë të mira, me gjëra që i presin, që i takonjnë profesionit dhe zyrës së tyre. Favorizohen çështjet e zyrës, për ata që dinë të kontrollojnë ritmin, në mënyrë që të mos bëjnë gabime e të mos kenë anulime më pas, në fund të muajit.
BRICJAPËT: Këtë javë do të harxhojnë shumë energji dhe do ta gjejnë veten duke vrapuar për çështjen e një mikut apo të shokut të tyre, dhe pjesa e parë e javës do të shkojë edhe për të tjerët. përveç vetes.
UJORËT: Nuk duhet të bëjnë lëvizje ekonomike, nuk duhet të japin hua dhe nuk duhet të futen në lëvizje bankare në fillim të javës. Ndërsa nga e mërkura e enjtja, gjërat bëhen më të thjeshta dhe më të qarta.
PESHQIT: Në fillim të javës e kanë në kontroll veten e tyre. Neptuni është tek ata, në hyrje pozitive me Diellin, nxit instinktitn, nxit entuziazmin, por nxit edhe tendencën për t’i dhënë gojës më shumë seç duhet, kështu që, duhet ta kontrollojnë, sidomos kur vjen fjala për të gjykuar njerëzit që kanë rreth e qark, e sidomos nëse u kërkohet mendim. Jam e sigurt që do ta ekzagjerojnë, kështu që duhet të jenë shumë të maturuar dhe shumë të kujdesshëm në gjykimin e njerëzve që kanë vërdallë.