Kanë deklaruar përmes tuiterit divorcin e tyre, çifti i njohur multimiliarder Bill dhe Melinda Gates. Pas shumë reflektimesh dhe shumë punë mbi marrëdhënien tonë, vendosëm t’i jepnim fund martesës së bashku. S’mund të rritemi më si çift, shkruajnë ata.
Çifti është takuar për herë të parë në vitet ‘80, kur Melinda u bë pjesë e studios Microsoft të Bill-it dhe së bashku kishin 27 vite jetë martesore.
Ata kanë tre fëmijë dhe menaxhonin fondacionin “Bill dhe Melinda Gates”, i cili ka shpenzuar miliarda për të luftuar sëmundjet ngjitëse dhe inkurakuar vaksinimin e fëmijëve.
Sipas Forbes-it, Bill Gates është njeriu i katërt më i pasur në botë, me vlerën e 124 miliardë dollarëve.