Ka vendosur sërish një rekord të ri botëror sa u takon infektimeve dhe vdekjeve nga kovidi India, e cila tashmë është një nga vatrat më të nxehta kovid në botë.
Numri i të vdekurëve brenda 24 orëve, ka mbërritur tashmë në 3680 të vdekur në ditë, duke kapërcyer rekordin botëror të deklaruar, ndërkohë që të infektuarit kapin shifrën e 400 mijë infektimeve në 24 orë.
Me situatën aktuale India renditet e katërta në botë sa u takon të vdekurëve nga kovid-19, pas Amerikës, Brazilit dhe Meksikës.
Edhe pse ndërkaq atje ka nisur fushata e vaksinimit 18 vjeç e lartë, vaksinimi i menjëherëshëm i popullsisë është praktikisht shumë i vështirë, për shkak të mungesës së vaksinave. Deri më tani, 155 milionë doza janë marrë prej 127 mijë personave, duke mbërritur kështu në vaksinimin e vetëm 9.2% të popullësisë.
Në një intervistë për mediat indiane, imunologu i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci, rekomandoi që vendi të futej urgjentisht në karantinë për disa javë, në mënyrë qw të parandalohej disi kjo pandemi shkatërruese, por qeveria indiane qe kundër një tjetër karantimi kombëtar, për shkak se kjo masë e zbatuar një vit më parë, kishte dëmtuar rëndë ekonominë.