Për 4 persona
Tru viçi 600 gr
Bukë e tharë e grirë, 80 gr
Gjalpë, 80 gr
Vezë, 2 kokra
Kripë, sipas dëshirës
Piper, sipas dëshirës
Lajmë mirë trurin e viçit dhe e zhysim për 3 minuta në një tenxhere me ujë që vlon, pa kripë.
Pasi e kullojmë, i heqim membranën, dhe e mbledhim me kujdes, që të mos na prishet forma. Pastaj, e gatuajmë për 5 minuta, në një enë me ujë të vluar, me kripë.
E heqim nga uji me një lugë me vrima, dhe e vendosim me kujdes në një pjatë, që të ftohet. Pastaj e presim në feta jo shumë të holla.
Rrahim vezët, i rregullojmë me kripë, piper ose erëza të tjera sipas dëshirës.
Zhysim fetat e trurit në vezët e rrahura, dhe i lëmë 1 minutë të pushojnë (nëse doni, përpara se t’i zhysni në vezë, fetat mund t’i kaloni më parë në miell).
I heqim nga veza dhe i zhysim në bukën e grirë. Çdo fetë e ngjeshim mes duarve, që thërrimet e bukës të ngjiten mirë.
Shkrijmë gjalpin në një tigan që nuk ngjit dhe, sapo ai të nisë të shkumëzojë, i skuqim fetat nga të dyja anët, derisa të marrin ngjyrë të artë (mos i skuqni të gjitha njëherësh, por tre e nga tre).
I vendosim në një letër kuzhine që t’u ikë yndyra e tepërt, dhe i shërbejmë të ngrohta.
Mund t’i shoqëroni me feta limoni dhe sallate të gjelbër.