Vazhdon të jetë i mbyllur edhe ditën e sotme eroporti ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza”. Pezullimi i punës në këtë aeroport ka nisur që paraditen e djeshme, rreth orës 11, kohë kur për hir të deklarimit të paaftë për të punuar nga ana e kontrollorëve, u kthye pas avioni grek.
Aktualisht në aeroport janë të pranishme vetëm forcat e FNSH-së, dhe ende nuk dihet se kur mund të nisin fluturimet.
Ndërkaq, bëhet me dije, se në vijim, pritet një intervistë e ministres Balluku.