Vazhdon ende puna për gjetjen e oficerit të rojës Arjan Sala pranë magazinave të qendrës tregtare Casa Italia, i cili nuk po gjendet ende, pas ditë kërkimesh në pjesën e nëndheshme të qendrës tregtare.
Sipas zjarrëfikësve në vend, procedohet ngadalë sepse hapësira e magazinës ku mendohet të jetë edhe Arjani, është e madhe dhe e tejmbushur me mallëra që vazhdojnë e digjen ngadalë.
Ngjarja ka troditur opinionin publik jo vetëm për mos efektshëmrinë e mjeteve që të shpëtojnë nga situata të tilla, në një qendër tregtare ndër më të frekuentuarat, por sidomos për aktin eroik të Arjanit, i cili arriti të nxirrte jashtë e të shpëtonte shumë njerëz.