Amerika i ka dhuruar ditën e sotme Shqipërisë 29 automjete ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, për Forcat e Armatosura Shqiptare. Në fjalën e saj, ambasadorja Kim, tha se këto automjete të reja, do të përmirësonin aftësitë e forcave tokësore shqiptare, në një moment kritik, duke e cilësuar këtë si një gur kilometrazhi të fundit, në ndihmën e dhënë kalimit të batalionit të dytë të Shqipërisë, nga grup-beteje i këmbësorisë së lehtë, në një grup-beteje të këmbësorisë së motorizuar.
Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, u shpreh ajo, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”. “Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes. Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi.
Në fjalën e saj, ambasadorja Kim, theksoi se Shtetet e Bashkuara “mbeten mirënjohëse që Shqipëria i është përgjigjur thirrjes në vende të ndryshme nëpër botë”.