Teksa është takuar me mjekët kosovarë për vaksinimin e bluzave të bardha, Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe hartën e publikuar prej presidentit serb Aleksandër Vucic në instagramin e tij, ku Kosova shfaqet e mbuluar me flamurin serb:
Nuk do t’ju lëmë vetëm, u tha Rama mjekëve, se në fund të fundit jemi një. Kukësi është edhe i Shqipërisë, edhe i Kosovës. Qëlloi faktikisht të nesermen e asaj hartës së leshit, por është më mirë kështu.
Kështu që ai shoku në Beograd le të publikojë harta e të lozë me fejsbuk, ne jemi 1 dhe 1 do vazhdojmë të jemi deri në fund, përfundoi fjalën e tij Rama.