Pas debatit të Ramës me gazetaren Marsela Karapanxho, e cila e pyeti në konferencën për mediat, se me ç’lekë do t’i sillte kuksianët për aeroportin e Kukësit, me taksat tona apo me shpenzimet e veta, ku mori si përgjigje nga Rama pyetjen: “‘për të qenë serioz, sa taksa paguan ti?”, përfaqësuesi i nismës Thurje, Panajot Soko, ekspert financash, i përgjigjet kryeministrit të vendit me një video të shkurtër sqaruese, mbi taksat që paguan jo vetëm gazetarja në fjalë, por secili qytetar i këtij vendi.
Informacioni është tejet interesant për çdo shqiptar, pasi jo të gjithë e dinë, se sa taksa i paguajnë realisht shtetit, në një kohë kur jo të gjithë e kanë pagën 70 mijë lekë të reja, sa ç’merr në analizë Soko.
Në linkun bashkëngjitur, analiza e plotë e Sokos.
https://www.facebook.com/PanoSoko2021/videos/348281253111231