Një grup ekspertësh kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos rekomandimin sa ç’duhet të vitaminës D, në parandalimin apo në ndihmesën për t’i kaluar sa më lehtë simptomat e covid19. Përse ky ngurrim i qeverisë në rekomandimin e saj, pyesi të nxehur ata, a thua se nuk u intereson që ndërkohë po vdesin njerëz!
Jaap Seidell, professor i Nutricionit dhe Shëndetit në VU University, pohon se pritja e një prove absolute mbi vitaminën D, duket i pavend, nisur nga numri i madh i njerëve me nivel kaq të ulët të kësaj vitame, e cila luan një rol tejet të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar.
Një tjetër studiues, profesori i Plakjes së Shëndetshme Manfred Eggersdorfer, nga qendra mjekësore universitare e Groningenit, i referohet studimit të Herman Brenner mbi kancerin, ku ai pohon se ‘mungesa e vitamiës D, mund të jetë përgjegjëse për thuajse 9 nga 10 humbje jete nga corona. Dhe ky është një numër i pabesueshëm. Studimi bazohet në një grup prej 118 personash me mungesë vitamine D, shtruar në një spital gjerman, 16 prej të cilëve humbën jetën. Përqindja e vdekshmërisë qe shumë më e lartë tek pacientët me mungesë vitamine D, krahasuar me të tjerët. Mjekët e pranojnë që ky mund të jetë një studim i vogël, por besojnë se nuk është aspak etike që të priten rezultate më të thelluara, përpara se të reagohet ndaj shëndetit publik.
Ka një konsesnus në rritje në botën shkencore mbi rolin e rëndësishëm të vitaminës D, shpjegon Eggersdorfer. Mund të pakësojë mundësinë për ta marrë koronën dhe infeksioni mund të zgjasë më pak.
Ndërkaq, profesori i Imunologisë në universitetitn e Vaningenit, Huub Savelkoul, shprehet se ka përherë gjithnjë e më tepër studime që tregojnë efektet pozitive të vitaminës D. Mendoj se është një farë arrogance, që qeveria do të bëjë më parë një studim më të zgjeruar për të, pastaj të marrë vendim. Duket sikur nuk i intereson që ndërkohë njerëit shkojnë nëpër spitale dhe vdesin.
Sipas tij, rreziku i overdozës më vitaminën D është i ulët, dhe këtu mbështetet edhe prej Harry Wichers, profesor i Biokimisë dhe Shkencave të Ushqimit në Universitetin e Vaningenit, i cili thotë se treguesit për vitaminën D janë shumë të mira për të mos e përdour.
Njerëzit dëshirojnë ndonjë pilulë magjike apo vaksinën, por lë pas dore një gjë të thjeshtë dhe më shumë vlerë, siç është vitamina D, thotë ndërkaq, edhe profesori i Mjekësisë, Michael Holick nga Boston University