Kryeministri i vendit Edi Rama i ka dhënë pasaportën shqiptare këngëtares së njohur italiane Anna Oxa.
Teksa takohet me këngëtaren në kështjellën e Krujës, në prani të moderatorit Ardit Gjebrea, Rama i drejtohet në italisht këngëtares, duke i thënë se i ka dalë Skënderbeu në ëndërr.
Skënderbeu më dërgoi një mesazh, i thotë ai këngëtares Oxa, e cila e pyetie habitur: – Ashtu?
Po, kur flija sot mu shfaq në ëndërr. Dhe më tha është Ana Hoxha, jo Anna Oxa. Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh tek ajo dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë dhe… ju solla pasaportën shqiptare, vazhdoi ai, teksa i zgjaste pasaportën këngëtares së njohur, e cila është me origjinë shqiptare dhe një prej këngëtareve më të dashura jo vetëm për publikun italian, por edhe për atë shqiptar.