Europa është në prag të nisjes së vaksinimit, e në këtë kontekst një nga të përditshmet më të mëdha në Itali, ka zhvilluar një bashkëbisedim me dy profesionistë, Sergio Abrignani-n, imuniolog nga Universiteti Shtetëror i Milanos, dhe Paolo Bonanni-n, epidemiolog nga Universiteti i Firences.
Si do të jetë bota pas vaksinimit, kur mbërrihet imuniteti I tufës, sa do zgjasë kjo periudhë, dhe kur do mund t’i kthehemi normalitetit?
Sa më poshtë, përgjigjet e dy mjekëve.
Kush do t’i marrë dozat e para?
Të parët të jenë stafi mjekësor, mjekë, infermirë, administratë, si dhe ata që punojnë nëpër shtëpitë e të moshuarëve. Të njëjtat rregulla do zbatohen në gjithë Evropën dhe në një pjesë të mirë të botës.
Kujt do t’i propozohet vaksina në fazën e dytë?
Në fazën e dytë, vaksina do t’u propozohet më të brishtëve, atyre që dëshmohen më të brishtë, ata do thirren direkte.
Cilat vaksina do përdoren të parat?
Në Bashkimin Evropian është kandidate Pfizer/Biontech, duke nisur që prej 27 dhjetorit, e cilae do pasohet prej Modernës, së cilës Agjencia Europiane e Barnave, pritet t’i japë udhë të lirë në takimin e e 6 janarit. Prodhimet e tjera të mundshme për Evropën (Astra Zeneca, Johnson & Johnson, Sanofi-Gsk, Curevac) do mbërrijnë muaj më vonë, përgjatë 2021-it.
Sa do të duhet për të vaksinuar popullsinë në rrezik në Itali?
Faza e parë duhet të jetë më e shpejtë, sepse janë njerëzit që punojnë nëpër strukturat spitalore dhe mund të mbyllet në mes të shkurtit. Për të parë një ndikim mbi popullësinë, duhet të arrihet të paktën një përqindje e të vaksinuarëve prej të paktën 10-15 milion njerëzish.
Çfarë ndryshon me miliona njerëz të imunizuar?
Efektet e para do duken në numrin e të shtruarve e të vdekjeve të përditshme, që do nisin të pakësohen, sepse vaksina një, të mbron nga covid, dhe 2 jo vetëm që më të dobëtit do jenë imunë, por edhe spitalet e qendrat parësore s’do jenë më vatra. Nevojite një farë mase kritike pastaj, për të parë edhe rënien e infektimeve, të paktën tridhjetë përqind e njerëzve të vaksinuar.
Personat e vaksinuar do jenë më infektues?
Në pjesën më të madhe, vaksinat të mbrojnë edhe nga infeksionet. Të dhënat e para të vaksinës Moderna, tregojnë që ajo do shërbejë jo vetëm si mburojë për sëmundjen në vetvete, por edhe për parandalimin e ngjitjes nga njeriu tek njeriu.
Cilat pengesa do ikin të parat?
Heqja e maskave do jetë e fundit. Së pari do nisim t’i bëjmë aktivitetet e ndryshme me më qetësi. Edhe mbyllja s’do ketë më kuptim, sepse është arritur mbrojta e më të dobëtve dhe mosqarkullimi i virusit. Me një qarkullim viral të ulët, me pak ose asnjë të vdekur, problemi do jetë të bindësh pjesën tjetër të populësisë që të vaksinohet. Është e nevojshme të mbërrihet imuniteti i tufës, edhe nëse nuk ka më viktima.
Përse është nevojitet imuniteti i tufës dhe kur mbërrihet?
Nëse virusi vazhdon të qarkullojë, mund të pësojë ndryshim, gjë që mund ta bëjë të pavlefshme vaksinën. Deri më tani janë rregjistruar 12 mijë variante të virusit Sars-coV-2-shit. Për fat nuk janë më vdekjeprurëse apo agresive, dhe vetëm një variant është gjykuar i aftë për t’u transmetuar. Meqë ky virus gjendet edhe tek mamiferët, rreziku që të kalojë nga specia në specie e të pësojë ndryshime të rrezikshme, është tejet i lartë. Është e nevojshme të arrihet imuniteti i tufës, për të bllokuar qarkullimin e virusit, dhe për këtë do nevojitet 65 deri në 85 përqind e popullësisë e vaksinuar.
Sa mund të zgjasë fushata vaksinuese botërore?
S’është bërë kurrë një fushatë vaksinimi e këtyre përmasave. Në të shkuarën vaksinat u përkisnin vetëm disa fashave moshore. Kurse tani, fashat moshore janë të shumta, dhe ajo që dikur bëhej në vite, tani do bëhet në pak muaj.
Kur mund t’í kthehemi jetës së mëparshme?
Mund të duhen të paktën dy ose tre vjet, por çdo parashkim me këtë virus mund të rezultojë i gënjeshtërt, si në të mirë, si në të keq.
Vaksinimi mund të shërbejë si patentë?
Çertifikata e vaksinimit mund të zëvendësojë tamponin e shpejtë, i cili nuk është i sigurt sa është e sigurt imuniteti falë një vaksine. Por do ishte e rëndësishmë veçnërisht, në parandalimin e virusit.