Do të kemi një hënë të stërgjatur që do mund ta shohin të gjithë, pavarësisht se ku ndodhet. Do të marrë një ngjyrë të kuqe, dhe do të nisë të duket nga ora 1.30 e drekës deri në 7-8 pasdite, kështu që do të kemi mundësi ta ndjekim edhe ne. Në fakt, në datë 3 kemi dhe Marsin tek Peshqit, kështu që e justifikon edhe ngjyrën edhe çfarë shkakton kjo Hënë. Kur vijnë planetet në të njëjtin pozicion, ose ku ndodhin yjësi të të njëjtit pozicion, dalin në pah nevojat apo brishtësitë, pikat e dobëta apo pikat e forta të vendit ku gjenden, kështu që Marsi tek Peshqit, së bashku me Mërkurin në të kundërt tek Peshqit deri në datën 19 prillit dhe Venusi që do të qendrojë tek Peshqit deri nga data 6-7 mars, bëjnë që të paktën dhjetëditëshi i parë i Marsit, të ketë ngjyrën që ka Peshku. Çfarë ngjyre ka peshku? Ndoshta një brishtësi të vetën, ndoshta ngarkesat emocionale, ndoshta paqartësitë e veta, ndoshta ky altruizmi humanitar në mendjet e Peshqëve. Pra Marsi tek Peshqit së bashku me vendosjet e tjera, do të ndikojnë në ngarkesat emocionale. Ndikimi do të jetë i fortë në ditët e para të muajit deri nga data 6. Me kalimin e Venusit tek Peshqit në datën 7, duket sikur bëhemi më të fortë ose qartësohemi minimalisht se me çfarë përjetimesh do të kemi të bëjmë secili në rrugëtimin tonë. Meqë para disa ditësh patëm një vendosje të Marsit ballë përballë Uranit, duket sikur ngarkesa ose projektimi ynë nuk varet nga lëvizjet individuale, por varet nga masa. Kështu që edhe ngjyrimi i 10 ditëshit të parë të Marsit, do të marrë ngjyrosjen e ndodhive të javës. Çfarë ndodhi në fundjavë, është ajo që do të saktësojë axhendën. Marsi tek Peshqit do të ndihmojë shumë që çfarë është diskutuar, çfarë planesh kemi pasur por kanë ngecur, duket sikur është sqarues në kuptimin e drejtpërdrejtë. Çfarë është për ne, do të kopsitet e do marrë udhën e duhur, çfarë nuk është për ne, të paktën nuk do të harxhojmë më energji, të paktën siç kemi harxhuar nga dhjetori e deri më tani. Pra do të mbyllim çështje që janë të rëndësishme për të mirën tonë. Çfarë nuk mbyllet, ndoshta nuk është favorizues për të mirën e tyre. Të jemi pak fleksibël me ato që do të lëmë dhe me ato që do të marrim me vete në fazën e re, që fillon në fund të prillit, në fillim të majit.
Dashi
Një Hënë e plotë në eklips, në një pozicion të tillë që do të rrisë pak intensitetin në drejtime të ndryshme. Ka të bëjë me të përditshmen. Situata ekonomike do të përmirësohet ndjeshëm, nga data 6 dhe në vazhdimësi do të kenë mundësi përmirësimi. Mos të harrojmë që Saturni dhe Neptuni janë aty, por, pavarësisht se janë në një fushë magnetike që e ndihmon unin të veprojnë në shërbim të statusit të vet, kjo do kohën e vet që të piqet. Jupiteri do të kthehet në të drejtë nga Gaforrja, kështu që do të ndihmojë të mirëorganizuarit. Sa më shumë të organizohen, aq më shumë benefite do të kenë.
Demi
Një Hënë favorizuese dhe ndihmuese. Do të ndihmojë të lindurit në qendër të shenjës. Do të kenë favore të mëdha nga Universi, të përforcuara nga Jupiterit që do të kthehet në të drejtë në mes të muajit. Demat kanë Uranin dhe akoma kanë gjëra për të ndryshuar. Në pjesën e dytë të muajit do të shpërblehen të lindurit në pjesën e parë të shenjës. Ndërsa të lindurit në fund të shenjës nuk duhet të nxitohen në vendime që kanë të bëjnë me dashurinë, familjen dhe shtëpinë, dhe nuk duhet të ndërmarrin risqe që kanë të bëjnë me ekonominë. Të paktën jo sa Urani të dalë prej tyre, që të kemi pak më të qartë se ç’ drejtim do të marrë menaxhimi i financave në mbarë botën.
Binjakët
Kemi një Hënë që do të jetë te Virgjëresha në eklips, që i bie katër pozicione përpara Diellit të tyre dhe një Mars që do të jetë katër pozicione pas. Do ta gjejnë veten disi të paguximshëm për të bërë veprime vetëm në 10-ditëshin e parë. Më pas do të kenë mundësi të jenë shumë më të qartë dhe të guximshëm. Do të marrin më të mirën e mundshme si në drejtim të profesionit ashtu edhe tematikave që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Sa i përket Jupiterit në të drejtë, do të shtojë pozitivitetin në mënyrën se si do të shohin gjërat nga data 6 e në vazhdimësi.
Gaforrja
Jupiteri në të drejtë, pas eklipsit të Hënës. Minimalsht lëvizjet e tyre do të shoqërohen me guxim, optimizëm dhe ndihmesë të madhe të fatit. Marsi te Peshqit është favorizues edhe në mënyrën se si do ndërveprojnë profesionalisht në ambiente ku do të gjenden. Do ta gjejnë veten shumë mirë në ambientet profesionale. Me Mërkurin në të kundërt, duhet të jenë kujdesshëm në mënyrën si do të përdorin fjalën. Nuk do të mungojnë keqkuptimet, por janë keqkuptime të vogla që zgjidhen lehtësisht.
Luani
Marsi te Peshqit nuk është shumë përforcues i protagonizmit të tyre, por nëpërmjet lëvizjeve të buta, jo me shumë kërcitje mund të zgjidhin ose mund ta gjejnë veten produktiv në territoret e punës. Duke qenë se janë në pritje të lëvizjeve të mëdha në vazhdimësi të 2026, të tregohen të maturuar me kohën. Në datën 7 dhe 10 çfarë kanë të rëndësishme nga muaji mars, do të duhet të vendoset në agjendë prej tyre.
Virgjëresha
Protagonistët e fillimit të muajit. Çfarë i shqetëson nuk janë shqetësme reale, më tepër lidhen me frikërat që kanë. Kjo i bën pak konfuz në dtët e para. Megjithatë Marsi te Peshqit kur të pozicionohet mirë, do ta shohin që lehtësisht gjërat nuk janë si i ndiejnë por do të marrin një trajtë më të qartë.
Peshorja
Maris te Peshqit nuk u jep mundësinë që të jenë protagonistë, por është një pozicion që nëpërmjet diplomacisë, ose duke qenë në prapaskenë mund të kuptojnë që ndonjëherë mund të dalësh më i përfituar se sa kur je në vijë të parë. Periudha e mirë do të fillojë kur Venusi të jetë në hyrje të drejtpërdrejtë me Saturnin dhe Neptunin, që i përket datës 9-10 mars. Mund të ketë ndërveprime shumë të mira…mund të jetë pasuri, mund të jetë xhepi, mund të jenë këmbime ekonomike. Edhe ai që nuk ka plane do të korrigjojë çështje që i përkasin pragmatizmit apo materies.
Akrepi
Sa i përket eklipsit të Hënës duket sikur jep një lloj paqartësie ose tendencë për të gjykuar gabim ose jo saktë situatat në ambientet apo në territorin profesional. Jo gjithmonë intuita e tyre mund t’i udhëzojë si duhet. Lëvizje të mëdha apo pozicionime të rëndësishme në lidhje me njerëzit që duan apo kanë afër, do të ishte mirë të ndërveprojnë nga data 6 e në vazhdim.
Shigjetari
Fjala kujdes, ose organizim ose durim që do të përdorë për Shigjetarët do të jetë muaji i fundit. Marsi është në katërkëndësh dhe Hëna është në katërkëndësh dhe kur flasim për hyrje katërkëndore janë stresuese ose shkaktojnë ankth sepse kërkojnë organizime të mira. Organizimi i kohës ose agjendës duhet të jetë i tillë që edhe nëse ka anulime, të mos mërziten. 2026 do të rezultojë një vit shumë i mirë për Shigjetarët.
Bricjapi
E vetmja çështje në të cilën ka shumë pak mundësi të korrigjohet është vetëm mënyra se si ndihen brenda tyre. Do të ishte mirë që prioritet në ditët e para të merrem me pjesën emocionale, me mënyrën se si ndihen. Marsi në trekëndësh me diellin e tyre është ndihmues dhe përshpejtues.
Ujori
Të lehtësuar nga presioni i Marsit. Kanë dashur ndryshim por jo gjithmonë kanë mundur, ose i është dashur të ndryshojnë gjëra me të cilat kanë qenë shumë të lidhur emocionalisht. Kanë pasur sakrifica dhe lodhje. Nga e Mërkura shija e të përditshmes do të jetë ndryshe, do të kenë mundësi të merren me atë që kanë nevojë. Ndonjëherë gjërat e mira vijnë edhe pa i ndjekur me vrap. Mund të kenë përfitime edhe pa u lodhur shumë.
Peshqit
Janë protagonistët e muajit. Do të kenë diellin te vetja deri në datën 20. Herë pas here nga emocionet do të jenë ata që do të vendosin dhe rezultatin e muajit mars. Të favorizuari do të jenë të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe 10-ditëshin e ydtë. 10-ditëshi i tretë do të duhet të kontrollojë shpenzimet në këtë periudhë sepse nuk është periudha më e mirë për ekonominë.





























