Pas mbledhjes së kësaj të enjteje të zhvilluar në Pallatin e Brigadave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Sipas raportimeve në media, Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut, ndërkohë që në vend të Ballukut është vendosur Enea Karakaçi.
Sa më poshtë, ja disa nga ndryshimet në kabinetin qeveritar
Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre, zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Punëve të Brendshme, zëvendeson Albana Koçiun
Toni Gogu emërohet ministër Drejtësie, zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm-, zëvendëson Elisa Spiropali
Enea Karakaçi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjitike, zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, zëvendëson Pirro Vengu
Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdheniet me Parlamentin, zëvendëson Toni Gogun





























