Avokati Ylli Manjani në postim në faqen e tij në fejsbuk, ka ofruar një tjetër arsyetim sa i takon akuzës ndaj ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
Në shënimin e tij, Manjani shprehet se nuk janë ministrat që vendosin barazinë në tendera, ndaj SPAK-ut i duhet të gjejp një akuzë tjetër.
Shënimi i plotë i Manjanit
Nuk e di me çfarë e provon SPAK akuzën për Belinda Ballukun “shkelje e barazisë më tendera”. Ndoshta e provon, sdi ta them me siguri.
Por kjo akuzë zakonisht ngrihet ndaj atyre zyrtarëve të prokurimeve publike që marrin vendime për tenderat. Ministrat ka vite, që në kohën e qeverisë Berisha 2 madje, që nuk vendosin për fitues tenderash.
Nuk janë ministrat zyrtarët që vendosin apo shkelin barazinë e subjekteve të tendera.
Nëse Belinda ka dalë mbi këtë rregull nuk di ta them, por prap edhe sikur ta ketë bërë ndoshta duhet kërkuar për ndonjë akuzë tjetër…
Nga ana tjetër, hetimet për këtë lloj akuze fillojnë mbi baza kallëzimi. Janë ata që humbin tenderin, të cilët ndjehen me barazi të shkelur, që ankohen/kallëzojnë.
Pastaj është Agjensia e Prokurimeve Publike ajo që vendos.
Në fund e ka radhën hetimi/gjykimi penal.
Nejse, presim e shohim.
Ditë e javë të mbarë!



























