Teksa protestat e opozitës mbushën ditën e djeshme hyrjet kryesore të Tiranës, një lajm me gjasa i gëzuar për demokratët, mbërrin sot nga avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.
I pyetur nga gazetarët se si paraqitet situata dhe çfarë po ndodh aktualisht me statusin e Berishës, Gjokutaj u përgjigj se, gjykata është shprehur se nuk ekziston më asnjë lloj kushti dhe kriteri për përcaktimin e asnjë lloj mase sigurimi ndaj Berishës.
“Unë po ju them që për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për përcaktimin e asnjë lloj mase sigurimi, të mos harrojmë që jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi që Berisha të mbetej në arrest shtëpiak”, tha mes të tjerave Gjokutaj.
I py