Singapori ka miratuar 16 insekte për t’i ngrënë si ushqim.
Sipas Agjencisë ushqimore të Singaporit (SFA), mes krijesave që meritojnë të hahen e janë të sigurta për njeriun, janë bulkthat, larvat, larvat e krimbave të mëndafshit dhe një lloj blete.
Sipas kësaj agjencie, ky vendim erdhi sepse “industria e insekteve” është duke lindur dhe mund te jetë e ardhmja.
Ndërkaq, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqimi (FAO), e nxit konsumin e insekteve si një mënyrë për të respektuar dhe mbrojtur ambientin, duke u integruar si proteina në ushqimi e njerëzve apo kafshëve të tyre.
E teksa Singapori u hap udhë pjatave më lehta e më të përballueshme financiarisht, ja se cilat janë konkretisht ato që singaporezët do nisin të konsumojnë dora-dorës.
Të insektet e rritura përfshihen 4 lloj bulkthash, dy karkaleca fushë klasikë dhe një karkalec i një lloj tjetër, si dhe një bletë.
Kurse në stadin larvor janë tri tipa krimbash mielli, një larvë e bardhë dhe një larvë gjigande e brumbullit rinoceront, e po ashtu edhe dy lloje krimbash mëndafshi.
Sipas sugjerimeve të kësaj agjencie, njerëzit mund të hanë edhe larvat e krimbave të mendafshit, edhe vetë krimbat e mëndafshit, dy stade zhvillimi këto, të të njëjtën specie.