Brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit, policia gjeti disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike.
Burime për gazetaren e Klan News Glidona Daci bëjnë të ditur se nëpërmjet këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja.
Qëllimi i kontrollit të policisë me urdhër të SPAK dhe GJKKO, ka qenë sekuestrimi i pajisjeve.
Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë ato kishin krijuar një qendër hakerash me të cilën kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja./ KLAN
/tvklan.al