U bëra kurioz për çështjen e Diana Bahçes, asaj nënës lehonë që u burgos para ca ditësh, dhe pyeta ca miq për informacion jomediatik. Më doli që prokurori nuk e dinte fare që kjo grua kishte lindur fëmijë, sepse nuk gjendej në adresë dhe dënimi i saj ishte i hershëm, kur ajo nuk ishte shtatzënë. Prokurori bëri një kërkesë rutinë, siç ndodh rëndom në këto raste. Gjykata, bazuar ne dosje, nuk kishte si ta dinte që gruaja kishte lindur një fëmijë. Avokat nuk kishte dhe u caktua një nga Gjykata. Ky i fundit gjithashtu, nuk kishte nga ta dinte, se as e njihte, as në dosje nuk kishte infornacion dhe as nuk e dinte ku ndodhej kjo grua. Të trija palët ne gjyq nuk dinin asgjë për fëmijën. I pari institucion që mori vesh, që ajo ishte lehonë, ishte policia që e gjeti dhe zbatoi vendimin e Gjykates. Nëse policia do ishte e hajrit, pra që nuk do të shkonte nallbançe të zbatonte një vendim gjykate pa vënë trurin në punë, ajo grua nuk do ishte arrestuar. Policia e di që nuk duhet të zbatojë diçka të paligjshme, aq me teper kur policët e kanë për detyrë të lexojnë dhe mësojne ligjet bazë në fushën penale. Policia duhej ta ndalonte dorën dhe të informonte menjeherë prokurorin. Por policia, me zell hajvanesk, shkon e i hedh prangat.
P.S. ky postim nuk ka për qëllim të shfajesojë Gjykaten apo palët në gjyq, sepse, edhe pa qenë me fëmijë të vogel, ajo grua nuk duhej të shkonte direkt në burg, por i duheshin dhënë paralajmerimet dhe masa te tjera alternative, që parashikon ligji. Postimi ka për qëllim të fusë në përgjegjësi policinë, e cila sillet si një automat injorant në çdo rast, edhe kur vihet para fakteve të forta si ai i Diana Bahçes dhe fëmijës së saj 8 ditësh.