Duket se është bërë trend tashmë në Francë, qasja e një grupi të rinjsh që praktikojnë sportin Parkour ndaj krizës energjitike. Përmes kërcimeve, ngjitjeve, dhe hedhjeve, ata fikin dritat e dyqaneve e të rrugëve më herët për të kursyer energjinë.
Gjatë dy viteve të fundit, njofton New York Times, grupe atletësh të rinj që praktikojnë Parkour – një sport që përbëhet nga vrapimi, ngjitja dhe kërcimi mbi pengesat urbane – lëvizin nëpër qytete të mëdha franceze duke fikur tabelat e kota të dyqaneve gjatë natës, në një përpjekje për të kursyer energjinë. Videot e bëmave të tyre, që tregojnë të rinj të ngjashëm me Spajdermenin, që ngjiten pas fasadave prej guri dhe skajeve të ballkonit, dhe zhysin rrugët në errësirë përmes uljes së çelësave ngritur, kanë qenë të njohura në mediat sociale që nga fillimi i trendit. Por këto organizime, të ashtuquajtura “Lights Off”, janë bërë shumë të pranishme muajt e fundit, me Francën e cila ka nisur përpjekjet për ruajtjen e energjisë, për tw pwrballuar problemet qw ka shkaktuar Rusia me gazin në Evropë. Ndërsa monumentet historike të Parisit tashmë errësohen më errët se zakonisht, sërish janë të shumta tabelat e dyqaneve që qëndrojnë ende të ndezura përgjatë gjithë natës. “Secili mund të kontribuojë në mënyrën e vet” për të kursyer energji, është shprehur për New York Post Kevin Ha, udhëheqësi i grupit “On The Spot Parkour” me bazë në Paris, me rreth 20 anëtarë. “Ne i përdorim aftësitë tona fizike për mirë.”