
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar ditën e sotme për videot intime të sajat me kompozitorin Adrian Hila, të cilat janë bërë virale.

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje se ciles i eshte shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj”, shkruan ajo në shënimin e saj. “Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime. Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim tё filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem per dashurine që kam dhenë. Më dhemb që besimi im eshtë kthyer në armë kundër meje. Mediave u kërkoj të respektojne privatesinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime. Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë. I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!Do e ndjek ligjerisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë.
Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtesia të beje punën e saj.”, përfundon ajo shënimin e saj, duke e shoqëruar me fletë-kallëzimin e depozituar.



