
Presidenti amerikan Trump, ka krijuar një grup pune për Inteligjencën Artificiale, drejtuar nga shefi i inteligjencës Jay Clayton. Sipas manjatit, ky grup ka për detyrë të sigurojë që Amerika do të jetë e para në fushën e inteligjencës artificiale.
Jay Clayton, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, është drejtuesi i ri i administratës Trump për zhvillimin e inteligjencës artificiale, i ngarkuar me menaxhimin e reagimeve ndaj inteligjencës artificiale (IA), mes shqetësimeve në rritje lidhur me rreziqet që shoqërojnë këtë teknologji.
Clayton u konfirmua prej Senati si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare (DNI) në korrik, duke i dhënë autoritet mbi 18 agjenci të inteligjencës amerikane. Clayton do të drejtojë një grup të ri pune, i cili ka në dispozicion 120 ditë për të studiuar dhe raportuar mbi rreziqet dhe mundësitë e inteligjencës artificiale, si dhe për të formuluar rekomandime lidhur me përgjegjësitë e qeverisë federale ndaj kësaj teknologjie të re.

Grupi do të quhet Super Intelligence Force – siç u njoftua nga vetë Trump në platformën e tij Truth
Në Truth Trump bëri me dije se grupi i ri i punës do të jetë “i ngarkuar me koordinimin e përpjekjeve të qeverisë federale, për të siguruar që Amerika të ruajë udhëheqjen globale në Super-Inteligjencë, e po ashtu edhe për të mbrojtur interesat e për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve.”
Sa u përkiste anëtarëve të Forcës së Super-Inteligjencës, manjati shtoi se ajo “do të drejtohej nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Jay Clayton, Kryetari i Komisionit Federal të Tregtisë Andrew Ferguson, Nënsekretari i Mbrojtjes për Kërkim dhe Inxhinieri e Shefi i Teknologjisë Emil Michael, si dhe Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Personelit Scott Kupor”, duke specifikuar se ajo “do t’i raportojë drejtpërdrejt Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Shefes së Stafit, Susie Wiles”.

