E enjte, 20 Gusht, 2026
Stil Jete

Mediat britanike: “Harry dhe Meghan do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të muajit”

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Harry dhe Meghan, së bashku me fëmijët e tyre, pritet të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji, sipas raportimeve të mediave britanike.

Çifti u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në mars të vitit 2020 me djalin e tyre Archie – i cili në atë kohë ishte pothuajse një vjeç – ndërsa fëmija i tyre i dytë, Lilibet, lindi në Kaliforni.

Sky News raporton se familja do të jetojë në një rezidencë jo-mbretërore jashtë Londrës dhe fëmijët – tashmë shtatë dhe pesë vjeç – do të fillojnë të ndjekin një shkollë britanike në shtator.


Arsyet e kthimit: Sipas mediave britanike, faktorët kryesorë pas vendimit të çiftit përfshijnë dëshirën për të qenë më pranë Mbretit Charles, i cili po vazhdon trajtimin për kancerin e diagnostikuar në vitin 2024, si dhe reputacionin e lartë të shkollave britanike. Sëmundja e monarkut 77-vjeçar – e cila po shkon në një “drejtim pozitiv” sipas përditësimeve të fundit nga Pallati Buckingham – së bashku me axhendën e ngjeshur të angazhimeve të Mbretit, kanë hapur rrugën për procesin e pajtimit midis Harry-t dhe babait të tij.

Megjithëse deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Pallati, thuhet se Mbreti Charles do të ishte “i lumtur” t’i shihte më shpesh anëtarët e familjes së tij. Një hap i rëndësishëm drejt pajtimit ishte vizita e fundit e Dukës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila kulmoi me një takim privat me Charles III dhe Mbretëreshën Camilla – ku mori pjesë e gjithë familja Sussex – duke shënuar takimin e parë të sovranit që nga viti 2022, me dy nipërit e tij “amerikanë”, Archie (7 vjeç) dhe Lilibet (5 vjeçe).


Arsyet e përmendura nga mediat përfshijnë zgjedhjen e shkollave britanike për dy fëmijët e çiftit Sussex duke filluar nga shtatori, si dhe pritjen shumë të ngrohtë që Meghan mori nga publiku gjatë vizitës së çiftit në Birmingham muajin e kaluar.

Ndërkohë, tabloidët armiqësorë ndaj Harryt dhe Meghanit – kryesuar nga Daily Mail – e kanë vënë çiftin në shënjestër, duke pretenduar se vendimi për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, është “pranimi i heshtur i dështimit të sipërmarrjes së tyre në Kaliforni”.

Megjithatë, duket se nuk do të ketë ndryshime në statusin e Dukës dhe Dukeshës si anëtarë të Familjes Mbretërore, që nuk kryejnë detyra zyrtare.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top