E para quhet Elmie. U rrah në ambjent publik në Tiranë. Dikush njoftoi policinë teksa bashkëjetuesi po e tërhiqte zvarrë në afërsi të Kinostudios. K.S e dhunoi mbasi kur po flisnin së bashku me telefon, u dëgjuan zëra meshkujsh. K.S as që pranoi ta lejonte ta mbaronte fjalinë, kur Elmia i shpjegoi se sapo mbylli turnin ju desh të udhëtonte në një automjet me kolegët. Sapo partneri e pa, e priti me grushta e shkelma. Ndonëse aty pranë mbetën të shtangur kolegët e gruas, që kishte punuar me ta gjithë ditën në një lokal të njohur. E njëjta grua që ndërkohë e heshtur po udhëtonte me ta dhe mezi priste të kthehej tek fëmijët dhe partneri. E njëjta grua që po e priste i tërbuar nga xhelozia i shoqi.
Të dytës, Edlirës që jeton në Tiranë dhe ka dy fëmijë njëri 13 vjeç dhe tjetri 9 vjeç, dhuna nuk ju nda që prej ditës këtu e 15 vite më parë, kur vendosi unazën në gisht. Kohë mbas kohe në familjen ku shkoi nuse, u dënuan për dhunë në familje kunati, vjehrri dhe së fundmi u arrestua edhe bashkëshorti i saj. “Erdhi në shtëpi dhe më kërkoi lekë për kafe dhe raki, pastaj më vuri poshtë dhe më hodhi mbi pllakat që u mbushën me gjakun tim”, tha më pas në polici 35 vjeçarja. Aq i shpërfytyruar ishte në ato momente, saqë fëmijët, dy fëmijët e tij, vrapuan të frikësuar jashtë shtëpisë, pikërisht larg nga babai i tyre, teksa nëna dergjej dhe zvarritej për të shpëtuar.
Gjithashtu policisë së Tiranës, teksa firmoste procesverbalë e kqyrte prova i ranë në sy vragat e zeza në fytyrën e Adiles, shumë më tepër se sa thinjat e saj të bardha si bora. Ato vula të sterrosura ishin formuar nga rrahja sistematike që ushtronte i shoqi i moshës 72 vjec, duart e të cilit duhet ti mbanin duart kur mezi ecin për shkak të moshës. E duroj prej 50 vitesh mbasi është babai i fëmijëve, kur pi alkol ai bëhet i dhunshëm . Ajo mbylli derën nga tmerri dhe duke u dridhur kërkoi ndërhyrjen e policisë përmes telefonit për ta shpëtuar nga njeriu me të cilin ndau jetën për gjysëm shekulli. Megjithatë më pas e njëjta grua që ju dha urdhër mbrojtjeje më pas u lut të mos hetohej dhe as të mos arrestohej I shoqi mbasi sic e justifikoi ajo : më ka shkaktuar gjendje ankti dhe pasigurie, por është mbi 70 vjec. E treta realisht sipas policisë ka kërkuar dhe dy herë të tjera ndihmë dhe në të dyja rastet ka refuzuar të kallzojë.
E katërta quhet Eli. Ishte 33 vjece. Një natë më parë festoi ditëlindjen e të bijës. Në mëngjes, mbasi dërgoi fëmijët në shkollë, I dha kafes vjehrrës. I seriviri kafen e mëngjesit të shoqit. I shtroi bukën atij, I cili më pas doli për të pirë dhe një kafe jashtë shtëpisë. Të nesërmen cifti I ri do të zhvendosej drejt Italisë për një jetë dhe mundësi të re. Por ajo nuk I bëri kurrë ato valixhe. Ajo I dha fund jetës. E ëma që u kthye për ti dhënë lamtumirën të bijës akuzon: Eli duhet të ketë patur arsye madhore. Për shkak të dhunës para gjashtë viteve ne si prindër e morëm njëherë në Domje
Këto janë historitë e orëve të fundit të disa grave në kryeqytet.
Dhe unë jam këtu për të treguar !
Se sot ishte dita për të vrarë Merushen, nusen që vjehrri nuk e pranoi asnjëherë. Ngulitini dhe emrat e Elit, Elmies , Adiles dhe Edlirës