E mërkurë, 19 Gusht, 2026
Vendi

Aksidenti në Manzë/ Identifikohen tri viktimat dhe dy të plagosurit. Të gjithë të rinj

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Viktimat janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit, sipas informacionit të policisë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë. Automjeti me të cilin udhëtonin pesë personat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e përplasjes, tre persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top