E martë, 11 Gusht, 2026
Lajme

GREQI/ Mitsotakis pëson aksident me biçikletë në Kretë, mjekohet për dëmtimet e lehta

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë një trajtim të vogël në një spital në qytetin e Hanias, në Kretë, për lëndime të lehta të pësuara gjatë një aksidenti me biçikletë.

Nga sa raportojnë mediat vendase, Mitsotakis vizitoi repartin e ambulancës së spitalit për shkak se kishte pësuar lëndime në krah dhe gërvishtje.

Sipas informacioneve nga flashnews.gr, kryeministri shkoi në repartin e ambulancës së spitalit pas një rrëzimi që pësoi ndërsa po ngiste biçikletën. Sipas njoftimeve, duket se ai ka pësuar lëndim në dorë, gërvishtje dhe djegie të lehta të shkaktuara në disa vende, nga fërkimi gjatë rrëzimit.

Pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është larguar prej spitalit, pa problematika të tjera.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top