E martë, 28 Korrik, 2026
Bota

Madridi në flakë/ Digjet zemra e Evropës

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas autoriteteve spanjolle këto orë hanë vendintare sa i takon situatës së zharreve në Spanjê. Sipas tyre, zjarri që ka shkatërruar 42,000 hektarë në rajonin Gironde të Francës që nga 22 korriku duket se është stabilizuar dhe zjarrfikësit spanjollë po vazhdojnë punën për të vënë nën kontroll flakët shkatërruese që po përhapen në disa zona pranë Madridit.

Përpjekjet e tyre janë thelbësore, veçanërisht sepse erërat nga jugu – që pritet të mbërrijnë brenda pak orësh – mund ta përkeqësojnë më tej situatën tashmë serioze.

Sioas metereologëve spanjollë, era parashikohet të ndryshojë drejtim rreth mesditës së së martës, më 28 korrik.

“Ajo do të fryjë nga jugu dhe çdo vatër zjarri e pakontrolluar mund ta komplikojë më tej situatën,” theksoi gjatë natës Fran Martín Aguirre, delegati qeveritar për rajonin e Madridit.

Ashtu si dita e kaluar, edhe kjo ditë do të jetë “absolutisht vendimtare”, deklaroi Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska, në një konferencë për shtyp; ai shprehu shpresën se zjarret mund të “vihen nën kontroll dhe të izolohen”, ndërsa vuri në dukje “parashikime shumë të pafavorshme” duke filluar nga e mërkura.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top