E premte, 29 Maj, 2026
Bota

Droni rus godet ndërtesën në Rumani, reagojnë BE dhe NATO

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Sipas raporteve fillestare, një dron rus është rrëzuar në një ndërtesë apartamentesh në qytetin e Galațit, Rumani.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi autoritetet lëshuan një paralajmërim për “mundësinë e rënies së objekteve nga hapësira ajrore përreth”, raporton Rrjeti Faytuks.

Sipas Shërbimit të Reagimit ndaj Emergjencave (ISU), droni ra në një ndërtesë banimi duke shkatuar një shpërthim zjarri në një apartament në katin e dhjetë.

Ministria Rumune e Mbrojtjes konfirmoi se një dron rus goditi gjatë natës një ndërtesë banimi në Rumani, anëtare e NATO-s, .

“Gjatë natës së 28-29 majit, Federata Ruse rifilloi sulmet me dronë ndaj objektivave civilë dhe të infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit lumor me Rumaninë”, deklaroi ministria. Rumania e quajti inkursionin, me shkeljen e shoqëruar të hapësirës ajrore, “një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm”, siç u raportua nga disa media, përfshirë agjencinë ukrainase të lajmeve RBC, AFP dhe CBS. Bukureshti e ka informuar tashmë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

NATO dënoi “pakujdesinë” e Moskës, duke konfirmuar se një ndërtesë në Rumani u godit prej një droni, gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. “NATO do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen kundër të gjitha kërcënimeve, përfshirë dronët”, tha zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, në rrjetet sociale, duke shtuar se Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, është në kontakt me autoritetet rumune.

Ndërkaq kryetarja e KE Ursula Von Del Layen deklaroi se do të merren masa ndaj Rusisë, duke vijuar me forcimin e mëtejshëm të sigurisë. “Lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një vijë tjetër. Një sulm me dron rus ka goditur një zonë me popullsi të dendur në Rumani, duke plagosur civilë. Në tokën e BE-së. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe popullin e saj. Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe kapacitetin parandalues, veçanërisht në kufirin tonë lindor, ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë. Po përgatisim një paketë të 21-të sanksionesh.”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në X.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top