
Në një kthesë të denjë për serialin televiziv që ka ngjizur, Dan Greaney, shkrimtari legjendar i “The Simpsons”, i cili më shumë se njëzet vite më parë “parashikoi” hyrjen e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, kandidon për President të Shteteve të Bashkuara.
Greaney e njoftoi kandidaturën e tij me një njoftim për shtyp, ku e përshkruan veten si një republikan progresiv “në traditën e Abraham Lincolnit dhe Teddy Rooseveltit”. Përveç “The Simpsons”, Greaney nga Massachusetsi, ka shkruar edhe tek “The Office” e “Borat”, por skenari i tij më i famshëm, është ndoshta episodi i Simpsons i titulluar “Bart to the Future”, ku Lisa Simpson e gjen veten duke trashëguar udhëheqjen e vendit pas një presidence Trump. Në atë kohë, Greaney e quajti episodin “si një paralajmërim për Amerikën, e i dukej si ndalesa logjike e fundit, para se të arrinte fundin”.

Duke kaluar ditëve të sotme, njoftimi për shtyp i Greaney-t krahason ngjarjet e përshkruara në episod me ngjarjet reale që kanë ndodhur qysh atëherë, duke deklaruar se puna e autorit të shndërruar në politikan është “rishfaqur në debatin publik, ndërsa realiteti i përafrohej gjithnjë e më shumë parodisë”. “Ajo që dikur dukej si shaka”, sugjeron njoftimi, “tani lexohet më shumë si një paralajmërim për drejtimin që po merr vendi”.
Greaney, një i diplomuar në Harvard, filloi të përfshihej më shumë poliyiksht vitin e kaluar, pasi, sipas njoftimit për shtyp, kishte “parandjenjën” e një kolapsi të afërt politik amerikan. Ai filloi të postonte video në internet, ku shfaqet i veshur me një kostum profeti të improvizuar, duke parashikuar “rënien e Donald Trump dhe duke bërë thirrje për një llogaridhënie më të gjerë morale dhe kulturore”.

