E shtunë, 13 Qershor, 2026
Bota

Fondacioni Nobel rrit shumën për çmimet e fituara/ Nga 1 milion korona në 11 milionë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Fondacioni Nobel ka deklaruar se do të rrisë shumën e çmimeve për çmimet Nobel të këtij viti nga 1 milion korona (90,000 dollarë) në 11 milion korona (986,270 dollarë) pasi monedha suedeze ka rënë shumë së fundmi.

“Fondacioni ka zgjedhur të rrisë shumën e çmimit, sepse është financiarisht e mundshme për ta bërë këtë”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të Fondacionit.  Zhvlerësimi i shpejtë i monedhës suedeze e ka çuar atë në nivelin më të ulët ndonjëherë kundrejt euros dhe dollarit amerikan.  Kur u dhanë çmimet e para Nobel në 1901, shuma e çmimit ishte 150,782 korona për kategori, u shpreh fondacioni në shtator të këtij viti. Gjatë 15 viteve të fundit, shuma është rregulluar disa herë. Në vitin 2012, ajo u bë  reduktua nga 10 milionë korona në 8 milionë, pas nisjes së një  program me bazë të gjerë për të forcuar financat e Fondacionit Nobel. Në vitin 2017, shuma e çmimit u rrit nga 8 milionë korona në 9 milionë korona. Në vitin 2020, ajo u rrit në 10 milionë korona.

Laureatët që do fitojnë këtë vit cmimet NOBEL, do t’i tërheqin cmimet e tyre më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të  cmimit,  Alfred Nobel në 1896.

Çmimi prestigjioz i Paqes do të jepet në Oslo, sipas dëshirës së Nobelit, ndërsa ceremonitë e tjera të mbahen në Stokholm.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top