E enjte, 28 Maj, 2026
Horoskopi

Yjet për javën nga 1-7 shkurt

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Protagonisti kryesor i javës që po vjen është padiskutim Venusi.

Të hënën, ylli i pasionit largohet nga shenja e Bricjapit, për të hyrë në shenjën e Ujorit. Në këtë pikë, shenjat më të forta të Horoskopit, janë ato të Ajrit, me Venusin, Diellin, Mërkurin (retrogradë), Saturnin dhe Jupiterin në Ujor.

Rënie energjie e dukshme për shenjat e Tokës, të cilat, duke mos pasur më Jupiterin, tani mund të mbështeten tek Plutoni në Bricjap dhe tek Marsi dhe Urani në Dem.

Kthehet gjendja e boshit kozmik për shenjat e Zjarrit, që për momentin nuk mbështeten nga asnjë planet në mënyrë të drejtëpërdrejtë,  dhe gjithnjë të qëndrueshme  në meditimin e tyre shenjat e Ujit,  të  ndriçuara për momentin vetëm nga rrezja e thellë e Neptunit tek Peshqit.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top