E mërkurë, 27 Maj, 2026
Politikë

Deputetët socialisëtë kërkojnë shkarkimin e Presidentit Meta/ Taulant Balla: “Në aspektin formal, kërkesa i plotëson të gjitha kushtet për t’u shqyrtuar. Kuvendi e ka sovranitetin për të ushtruar mandatin deri më 8 korrik”

· 4 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në konferencën për shtyp dhënë në ambientet e jashtme të Kuvendit, Taulant Balla, kreu i grupit pralamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se kërkesa e depozituar të premten, drejtuar Kryetarit të Kuvendit për nisjen e procedurave të shkarkimit të presidentit Meta, i plotëson në aspektin formal, të gjitha kushtet e nevojshme  për t’u shqurtuar nga parlamenti.

Ashtu siç e parashikon dhe rregulloja e Kuvendit, tha Balla,  nga Kryetari, kjo kërkesë do t’i kalojë për shqyurtim Komisionit të Ligjeve  që do të verifikojë nëse kjo kërkesë i plotëson kërkesat ligjore e formale,  për t’u ngritur më pas një komision hetimor, i cili do hetojë nëse pretendimet e ngritura në të, ekzistojnë apo jo.

Balla tha Kuvendi aktual e ka sovranitetin për që qeverisur deri më 8 korrik, dhe se nëse do të nevojitej, do t’i reeroheshin sërish Komisionit të Venecias, i cili në fakt, kërkesën e parë për shkarkimin e Metës, e rrëzoi.

Besoj që jeni vënë në djijeni që qysh të premten, është insituticionalizuar kërkesa e më shumë se ¼ së anëtarëve të Kuvendit, në mos gaboj rreth 50 deputetë, të cilët kanë depozituar kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, lidhur me vlerësimin e deputetëve kërkues, se Presidenti i Republikës, përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, kjo nisur edhe nga një rezolutë e mëparshme e Kuvendit të Shqipërisë, që i kërkon Presidentit të Republikës të rikthehet në binarët e përcaktuar nga Kushtetuta, lidhur me ushtrimin e detyrës nga ana e tij, gjë që nuk ka ndodhur.

 Presidenti i Republikës, tha Balla, edhe pas kësaj rezolute të vitit 2019, ka vazhduar në mënyrë të vazhdueshme të kryejë veprime që bien në kundërshtim me frymën e ligjit dhe të Kushtetutës, dhe në këtë këndvështrim, Kuvendi i Shqipërisë do të shprehet me vendim në ditët në vijim, lidhur me këtë kërkesë.

Kërkesa në aspektin formal, plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi dhe, siç përcakton rregullorja, kjo kërkesë nga kryetari  Kuvendit do t’i kalojë për shqyrtim Komisionit të Ligjeve, i cili brenda një afati të caktuar nga rregullorja, duhet të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret  ligjore dhe formale, dhe më pas, do të duhet të ngrihet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili do të hetojë nëse ekzistojnë ose jo dyshimet e hedhura nga firmëtarët për këtë proces shkarkimi.

Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik, që është dhe data e fundit e mbledhjes së këtij Kuvendi, e cila përkon edhe me 60 ditëshin që parashikon Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

Dhe me këtë këndvështrim unë nuk do të doja të bëja asnjë deklaratë tjetër, përpara se Komisioni i Ligjeve ta shqyrtojë kërkesën, se duke qenë kryetar i shumicës parlamentare në Kuvend, nuk dua të ndërhyj aspak në misionin apo mandatin që ka Komisioni i Ligjeve, por personalisht si një prej firmëtarëve, besoj se në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur, janë të gjitha provat e nevojshme e të domosdoshme, të cilat, jo vetëm argumentojnë qendrimin tonë, por që janë edhe provat e nevojshme, për të nisur shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top