E shtunë, 4 Korrik, 2026
Bota

Ekzekutohet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit Jovenel Moïse. Republika Domenikane urdhëron mbylljen e menjëherëshme të kufirit

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidenti i Haitit Jovenel Moïse është vrarë natën e sotme nga persona të panjohur,  në shtëpinë e tij në kryeqytetin e vendit.

Lajmin e bën të ditur kryeministri i vendit Claude Joseph, i cili deklaron se shtëpia e presidentit në Port-au-Prince, është sulmuar prej njerëzve të armatosur, të paidentifikuar, në orën 01:00  me orën lokale. Gjatë sulmit, e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Martine Moïse.

Joseph pohoi se janë marrë të tëra masat për të garantuar vazhdimësinë e shtetit, teksa ka marrë në dorë drejtimin e vendit dhe i ka bërë thirrje publikur të ruajë qetësinë.

Në fjalën e tij, ai e konsideroi vrasjen e presidentit si një akt barbar e çnjerëzor.

Pas marrjes vesh të lajmit, kryeministri britanik  Boris Johnson është shprehur se është i tronditur dhe trishtuar nga vdekja e Moïse-së,  duke e cilësuar atë një akt të pafalshëm e duke bërë thirrje për qetësi, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar vrasjen si një krim të tmerrshëm.

Republika Domenikane që është në kufij me Haitin, pas marrjes vesh të lajmit, urdhëroi mbylljen e menjëherëshme të kufirit me të.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top