E martë, 26 Maj, 2026
Moti

Dëbora bllokon disa akse rrugore/ Njoftimi i Policisë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Rreshjet e shumta kanë sjellë edhe bllokimin e disa prej akseve rrugore në vend.

Policia e Shtetit bën thirrje për të treguar kujdes gjatë udhëtimit.

Njoftimi i policisë

“Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijjuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murruzë, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet. Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë.Peshkopi-Kala e Dodës – Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë. Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.”

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top