E dielë, 21 Qershor, 2026
Moti

Ngrohet moti, temperaturat kapin mbi 23-24 gradë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas të dhënave të Shërbimit Ushtarak Metereologjik, java në vijim pritet të jetë me mot të ngrohtë.

Dita e Hënë dhe ajo e Martë, thuhet në njoftimin e tyre,  do kenë mot të kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në relievet e larta malore këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta.

 Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

 Java mbyllet me ditën e Premte me mot fillimisht të kthjellët por me kalimin e orëve shtim vranësirash.

Në orët e vona të mbrëmjes ne veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top