E shtunë, 27 Qershor, 2026
Studimi

Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane, e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeut dhe itineraret kastriotiane e të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut, do të mbahet këtë nëntor në Amalfi të Italisë. Ngjarja vjen me rastin e 50 vjetorit të Qendrës së Kulturës dhe Historisë Amalfiitiane (CCSA) dhe synon të hedhë dritë mbi ato anë të panjohura të heroit tonë kombëtar e po ashtu edhe të kulturës arbëreshe.

Nisma e merr shtysën prej botimit botimit të parë kritik në gjuhën italiane të “Scanderbeide”-s së autores Margherita Sarrocchi,  dhe vjen nën përkujdesjen e albanologes tashmë të njohur në Shqipërsi Dr. Olimpia Gargano, e cila, së bashku me Qendrën e Kulturës dhe Historisë Amalfitiane (CCSA), do të bëjnë të aksesueshëm për lexuesit bashkëkohorë edhe tekstin.

Konferenca do të mbahet në Gragnano e Amalfi 20, 21, 22 nëntor 2025 dhe organizatorët ftojnë të tërë të interesuarit të marrin pjesë.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top