E dielë, 31 Maj, 2026
Vendi

Video-skandali Gjici /Mbaron aktin seksual e u kthehet si pa gjë të keqe shkresave. Gazetari Artan Hoxha publikon videon e plotë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin e tij Xhungël, videon e plotë të xhiruar në zyrën e Gjicit, gjatë edhe pas aktit seksual, video e cila pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit.

Në videon e transmetuar prej Hoxhës, dëgjohet vajza që pas aktit seksual kërkon menjëherë një fond për qentë e rrugës, ndërsa Gjici u kthehet si pa të gjë të keqe shkresave zyrtare, a thua se pesë minuta më përpara nuk kishte kryer një akt seksual me vajzën në fjalë.

Gjici i premton asaj ta ndihmojë me fondet për të ngritur një strehë për qentë e rrugës, duke thirrur njeriun e posacëm në Bashkinë e Kukësit, dhe më pas vajza takohet me të dhe vijon bisedat për fondet për ngritjen e një shelteri për qentë e rrugës.

Nuk kuptohet ende mirë se përse një vajzë do jepej në të tillë formë për të marrë një buxhet për qentë e rrugës, por ajo që kuptohet prej videos së plotë të publikuar prej Artan Hoxhës, është se Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit, nuk e ka pasur aspak problen ta shfrytëzojë pozitën edhe për të dhënë një farë ndihme për qentë e rrugës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top