E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Rama merr dozen e dytë të vaksinës: “Jemi të parët, bashkë me Serbinë, që kemi nisur vaksinimin e mjekëve”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kryeministri Rama ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-covid. I pyetur nga infermierja në kishte pasur efekte anësore pas dozës së parë, ai deklaroi se nuk kishte pasur asnjë efekt anësor.

Ndërkaq, përpara gazetarëve, Rama njoftoi se mbrëmë vonë kishin marrë një tjetër konfirmim nga kompania Pfizer për ardhjen e një sasie tjetër vaksinash në shkurt, duke theksuar ndërkaq që shqiptarët duhej të fokusoheshin tek procesi, jo tek numrat, sepse edhe vetë Evropa është tejet kaotike në pasjen dhe menaxhimin e vaksinave.

Ne, tha ai, jemi të parët në rajon, së bashku me Serbinë, që kemi nisur vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top