Mediat ruse kanë pasqyruar ditën e sotme edhe tronditjen e moskovitëve nga lajmi I pushtimit të Ukrainës.
“Është në situatë surreale”, komenton një njëzet vjecar, për të përditshmen ruse Moscow Times, ndërkohë që Paveli 47 vjecar shprehet se kjo është në situatë e tmerrshme. “Kjo nuk është normale, thotë ai. Ne nuk kemi asnjë problem. Thjesht një njeri është cmendur dhe ka sulmuar një vend tjetër. Unë nuk kam probleme me Ukrainën. Unë nuk dua asgjë prej tyre.
Të tjerë që kanë shprehur indinjatën ndaj pushtimit të Ukrainës prej Rusisë, kanë qenë edhe studentët rusë, të cilët thanë nuk e kuptojnë se përse po ndodh një gjë e tillë. “Nuk e kuptojmë pse po ndodh. Nuk mund ta mbështesim plotësisht politikën e presidentit tonë, sepse ne nuk e kuptojmë logjikën dhe veprimet e tij, shprehet një 16 vjecare.
Për disa rusë të tjerë, kjo nuk është betejë mes Ukrainës dhe Rusisë, por mes Amerikës dhe Rusisë. “Kjo nuk është një situatë midis Ukrainës dhe Rusisë”, shprehet 42 vjecarja Nataliya. Kjo ka të bëjë me Amerikën. Njerëzit në Uashington e nisën këtë, duke provokuar”, u shpreh ajo.