E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Zbulohen planet për pasi të vdiste Mbretëresha Elisabetë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një plan sekret, i detajuar më së miri mbi të gjitha lëvizjet që do të kryeshin në rast të vdekjes së Mbretëreshës Elisabetë, është zbuluar së fundmi në Angli.  I emërtuar Operacioni London Bridge, ky plan sekret rrëfen të gjitha përgatitjet për 10 ditët nga vdekja e monarkes e deri tek varrimi të saj në Abacinë e Westminster-it.

Sipas planit të  zbuluar, dita e vdekjes së mbretëreshës do të quhej D-Day, kryeministri anglez do të informohej prej oborrtarit më të moshuar të Buckingham Palace,  e njëkohësisht do të  njoftoheshin edhe ministrat në vend.

Flamujt do të uleshin gjysmë shtrizë, faqja në internet e  familjes mbretërore do të bëhej e zezë, siç u bë ku vdiq mbreti Filip, do të mbahej një minutë heshtje kombëtare dhe kryeministri i vendit do të kryente një seancë dëgjimi në orën 18 me mbretin e ri Charls, ardhja e të cilit në pushtet, në këtë plan sekret,  mbante kodin Operacioni Spring Tide.

Pas përfundimeve të detyrimeve në Londër, Charls-i do të ndërmerrte një udhëtim nëpër Mbretërinë e Bashkuar, duke vizituar Skocinë, Gallesin dhe Irlandën e Veriut, kurse  Arkivoli  mbretëreshës do të ekspozohej përpara funeralit të saj, Ministri i Punëve të brendshme do të shtonte praniinë e sigurisë në qytet, për  shkak të rrezikut të lartë të terrorizmit dhe ai i Punëve  të Jashtme do  të përpiqej të negocionte ardhjen e krerëve botërorë, që mund të bllokoheshin për hir të kushtëzimeve të mundshme të Covid-it. Pavarësisht kufizimeve të pandemisë, thuhej në këtë plan të fshehtë, Abacia e Westminster-it duhet të jetë plotë me politikanë, shtetarë dhe mbretërorë, për funeralin e mbretëreshës.

Mbretëresha Elisabetë është ende gjallë, aktualisht  95 vjeçe, dhe është  një prej mbretërorëve më jetëgjatë në fron  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top