E martë, 26 Maj, 2026
Bota

“U vra me teknikën e grushtit në zemër”/ Ja si e shpjegon vrasjen e Navalny-t ish-agjenti i KGB-së

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Alexei Navalny “u vra me një grusht në zemër, një teknikë e ish-agjentëve të forcave speciale të KGB-së, pasi u ekspozua ndaj kushteve të ngrirjes për disa orë”. Kështu shkruan Times teksa cituon Vladimir Osechkin, themeluesin e grupit të të drejtave të njeriut “Gulagu.net”.

Ndërkohë, nëna e Navalny-t, e cila nuk lejohet të shohë trupin e djalit të saj, ka vendosur të padisë Moskën: një gjykatë në veriun e largët të vendit, do të shqyrtojë ankesën e saj për “veprime të paligjshme”.

Teknika e “grushtit të vetëm”/ Sipas Osechkin-it, i cili citoi një burim që punonte në burgun e Arktikut, ku vdiq Navalny të premten, mavijosjet e gjetura në trup janë në përputhje me teknikën e “grushtit të vetëm”.

Para vdekjes, kundërshtari i Putinit qe detyruar të kalonte më shumë se dy orë e gjysmë jashtë, në një hapësirë ​​izolimi, ku temperatura mund të shkonte deri në 27 gradë nën zero, tha Osechkin. Si rregull, të burgosurit e atij burgu, nuk mbahen jashtë për më shumë se një orë.

Menjëherë pas vdekjes, Lyudmila Navalnaya, nëna, arriti në burgun e largët IK-3, por  që prej të shtunës kur ajo mbërriti, ajo u pengua të shihte trupin e të birit.

Agjencia e lajmeve Tass raporton se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura: gjykata në qytetin arktik të Salekhard do të shqyrtojë çështjen më 4 mars, raportojnë bashkëpunëtorët e nënës së Navalnyt.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top