E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Politikë

“Ky është krimineli elektoral i Edi Ramës, Mehmet Greca”. Berisha përgëzon grupet paramilitare të PD në Elbasan për kapjen dhe ndalimin e tij

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ky është krimineli elektoral i Edi Ramës, Mehmet Greca!, shkruan Berisha në fesjbukun e tij, teksa publikon foton e një individi, i cili sipas tij është personi i ndaluar në fuoristradën ML në Elbasan, në përpjekje për të blerë votat.

Ai është i dënuar në Angli me 6 vite burg, pasi si trafikant kokaine ështeë kapur me 51 kg kokaine të vlefshme 5 milion pound, shkruan Berisha.  Ai është krimineli elektoral që u ndalua në flagrancë nga veprimtarët e PD në Elbasan, duke blerë vota me paratë e drogës!

Edi Rama e përdori mbrëmë në TCH si dëshmitar të rremë këtë kriminel droge dhe vote! Nderim qytetarëve që zbatuan ligjin dhe ndaluan kriminelin në flagrancë, të blinte vota me paratë e drogës, përfundon lideri  historik i PD-së, aktualisht në garë për deputet në listën e Tiranës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top