E shtunë, 13 Qershor, 2026
Vendi

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave: procesi i kalon shtetit

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ndryshojnë rregullat për kolaudimin e makinave. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama, në faqen e tij në Fejsbuk.

Me një lajm të mirë, shkruan ai.  Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim

Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund

Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë deri tani në punën transformuese të #DPSHTRR

Ndërkaq, në këtë lajmërim, kryeministri vendos edhe dy foto, për të cilat bën sqarimin se nuk jane 3D, siç mund të aludojnë shumica, por pamjet e DPSHTRR aktuale në Fier.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top