E hënë, 2 Nëntor, 2026
Lajme

Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në deklaratën e tij, mes të tjerave, kreu i qeverisë Rama nuk ka pa prekur as kantieret e ndërtimit në vend, të cilat janë kthyer realisht në shqetësime për banorët e zonave.

Sipas Ramës, së shpejti del Rregullorja e re për Kantieret e Ndërtimit, e cila do të përfshijë masa drastike për këdo nga ndërtuesit që nuk e zbaton.

“Tjetra shumë e rëndësishme”, tha Rama mes të tjerave, “është rregullojra e re për kantieret e ndërtimit. Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës, por duhet të marrë të gjitha masat, që zona, aty ku bëhet fjalë për një zonë të banuar, të mos e ndjejë fare, në mos fare, shumë pak, të bëjë rrethimet e duhura, pastrimet e duhura, jo duke u hapur e duke zënë edhe trotuarin se po bën ti pallat, por duhe bërë kalimet në trotuar me strehën mbrojtëse etj, se ka disa rregulla. Është një rregullore e re që do t’u jepet ndërtuesëve dhe masat do të jenë drastike nëse do të thyhen rregullat.

Mobileri

Tjetra është se ne nuk po bëjmë me këtë përpjekje vetëm një punë për të hequr platformat e strukturat, edhe një kontroll të kantiereve. Mirëpo kantieret nuk dalin në televizor, se, si kundër edhe kur beteja shkon në Gjykatë, ata kanë një forcë të caktuar për të kontrolluar mediat, e kanë edhe një forcë të caktuar për të kontrolluar gjykatat. Gjithësesi këto janë sfida…” tha Rama mes të tjerave.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top