E hënë, 15 Qershor, 2026
Vendi

Qytetarët ankohen në fejsbukun e Kadastrës: kemi aplikuar disa herë, por asgjë. Ata që na kanë zaptuar tokat, çuditërisht i kanë hipotekuar

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa në faqen e Kadastrës Shqiptare është publikuar lajmi mbi zbatimin e ligjit 20/ 2020 për tokën bujqësore, si dhe miratimet e VKM-ve  1147 e 1182/2020 për marrjen e aktit të pronësisë së tokës, një sërë qytetarësh kanë adresuar shqetësimet e tyre mbi pronën dhe aktet e pronësive përkatëse,  bujqësore ose jo.

Në sy bie masa e madhe e ankesave, një pjesë e mirë e të cilave lidhen me vonesat e përgjigjeve nga ana e hipotekave,  por nuk mungojnë edhe pandehmat se miratimi i ligjit në fjalë, nuk është gjë tjetër, veçse një lëvizje elektorale, e cila pas marrjes së votës, do t’i lërë pronat po në të njëjtin kaos.   

\n\n

Por çfarë thotë ligji20/2020 për tokën dhe dy VKM-të e miratuara në ndihmë të tij?

Sipas kreut të Kadastrës Shqiptare, z. Lame, ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”  do të përmbyllë gjithë problematikën e pronave në Shqipëri gjatë këtyre tri dekadave demokraci.  Ky proces  do të përfshijë: – pajisjen me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) të tërë familjeve e kategorive për të cilat nuk është bërë;  – regjistrimin dhe çertifikimin e gjithë pronës në fshat.

Për të ndihmuar këtë proces, po sipas kreut të Kadastrës Shqiptare,  në dhjetor 2020, u miratuan edhe dy nga aktet nënligjore më të rëndësishme të këtij ligji, VKM-të 1147 dhe 1182 të dhjetorit 2020, risitë e të cilave përfshijnë (cit. Kadastra Shqiptare, fb):

1. Për AMTP e regjistruara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020, nuk shqyrtohet më legjitimiteti i titullmbajtësit. Pra pronarët do ta disponojnë lirisht pronën.

2. Në kategorinë e AMTP-ve të regjistrueshme, janë shtuar edhe AMTP që janë lëshuar për personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre.

3. Nuk shqrytohet më sipërfaqja e përfituar me AMTP në raport me sipërfaqen takuese sipas normës për frymë.

4. Llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm vetëm 4:

a) truall;

b) vepër e infrastrukturës publike;

c) rërë bregdetare, plazh;

d) sipërfaqe ujore.

Pra është hapur rruga për regjistrimet e llojeve deri dje të përjashtuara si kullota, toka për frymë, etj.

5. Shqyrtimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kryhet vetëm nga ASHK.

6. Krijohet mundësia e blerjes së sipërfaqes që posedohet mbi atë cfarë përcaktohet në titullin e pronësisë apo dokumentin e përdorimit.

7. Krijohet mundësia e regjistrimit apo edhe përfitimit të aktit të pronësisë për tokën që disponohet në fakt, pavarësisht se ku mund ta jetë përcaktuar vendndodhja sipas AMTP/dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kur s’ka konflikte.

8. Në kategorinë përfituesve, kur janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, janë shtuar personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre

Pika 3 e lehtësirave të krijuara më sipër, bën fjalë për të gjitha ato familje ku, sasia e tokës të cilën disponojnë, nuk përputhet me atë që do të duhet të kishin marrë në zbatim të ligjit 7501/1991.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top